LAJMI I FUNDIT:

Insiston Remi: PDK dhe LDK duhet të bëjnë marrëveshje politike

Insiston Remi: PDK dhe LDK duhet të bëjnë marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së në Llap dhe ish deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, vazhdon të insistojë se PDK dhe LDK duhet të formojnë institucionet.

Mustafa, i cili njihet si insistues i krijimit të koalicionit PDK-LDK pas zgjedhjeve të vitit 2014, ka ripërsëritur qëndrimin se LDK dhe PDK të bëjnë një marrëveshje politike.


Postimi i Mustafës në Facebook:

“LDK-ja, edhe nëse i bashkohet VV, prapë nuk mund të qëndrojnë bashkë në pushtet.

LDK duhet të jetë më afer fituesit të zgjedhjeve PDK dhe është reale mundësia e “marveshjes politike”.

PDK bashk me koalicionin para zgjedhor shumë shpejt bëjnë institucionet!” (sic), ka shkruar Remi. /Telegrafi/