Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e tij për ultimatumin 10 ditësh ndaj dy partive parlamentare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë jam në koalicion ku jam dhe aty veproj. Kam një kontratë me këtë koalicion, kemi një marrëveshje dhe jam duke respektuar në përpikëri këtë marrëveshje. Mirëpo, derisa të heshtim në këtë mënyrë komplikohet situata dhe bëhet e paqartë. Mua s’më pëlqejnë paqartësitë dhe nuk më konvenojnë”, thotë Pacolli për Indeksonline.
Më tej, presidenti i AKR-së ka treguar edhe rreth kërkesës që ia ka bërë partisë së Isa Mustafës dhe Visar Ymerit.
Sipas tij, këto dy subjekte duhet të jenë më koncize sa i përket pozicionimit për të ardhmen.
“Deri tash nuk ka komunikim midis këtyre dy partive. I kam ftu liderët e tyre dhe të vendosin të rrinë në opozitë apo të përgatiten për një qeverisje ndryshe, kjo më intereson dhe mos të improvizohen gjërat”, është shprehur ai.
Ndërsa, lidhur me raportimet e disa mediave rreth ndarjes së posteve ministrore për partinë e Pacollit, ky i fundit thotë se s’ka diçka korrekte në këtë drejtim. “Harroje… Po them sinqerisht se s’ka asnjë diskutim rreth ndonjë kërkese. Nuk ka qenë temë e diskutimit me z.Haradinaj dje në shtëpinë time”, ka thënë ai, duke shtuar se e lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit eventual me PAN-in.
“Nuk e kam thënë, por nuk dua ta paragjykojë rrugëtimin tim. Por, unë tani veproj në kuadër të një koalicioni dhe qëndrimi im aty është shumë i përgjegjshëm. Konsideroj se partneri i koalicionit duhet ta kuptojë se unë nuk jam një njeri që don të përfitojë prej kohës së humbur. Sendet duhet me u rendit njëra pas tjetrës, ashtu siç duhet me u rendit i dy partive të cilat kanë mbet në opozitë. Duhet t’ia nisin të bisedojnë dhe t’i shikojnë a janë numrat dhe mbas asaj ta nisin harmonizimin e programit”, ka thënë ai. /Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet