LAJMI I FUNDIT:

Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave

Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar sot emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ndërkohë që për Prishtinën dhe Prizrenin ende nuk është vendosur se kush do të kandidojë.

Kandidatët për kryetarë  të komunave nga radhët e LDK-së janë: Agim Veliu-Podujevë, Lufti Haziri-Gjilan, Muharrem Sfarqa- Ferizaj, Gazmend Muhaxheri- Pejë, Sokol Haliti- Viti, Burim Berisha- Fushë Kosovë, Imri Ahmeti-Lipjan.


Në komunën e Kamenicës është kandiduar Shaip Surdulli, në Suharekë Salih Asllani, në Shtimje-Selim Shabani, Istog- Haki Rugova, Dragash- Selim Kryeziu dhe për kryetar të komunës së Novobërdës kandidat do të jetë Bajrush Imeri.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u caktuan kandidatët për kryetar të komunave, tha se e konsiderojnë tepër të rëndësishme pjesëmarrjen dhe fitoren në komuna dhe se në zgjedhjet e tetorit presin të shënojnë fitore në Prishtinë dhe Prizren.

“Ne vlerësojmë se mund ta fitojmë Prishtinën, besojmë që duhet të bëjmë çdo gjë që ta fitojmë edhe Prizrenin ta rikthejmë, sepse kemi qeverisur përpara edhe disa komuna të tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për ne”, tha ai.

Lidhur me kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës, Mustafa tha se në fillim të javës së ardhshme do të mblidhen Kryesia e LDK-së për të diskutuar për kandidatët e mundshëm për kryetar të kësaj komune dhe pastaj do të vendosin për kandidatin, por gjithmonë duke e pasur parasysh disponimin e qytetarëve të Prishtinës dhe anëtarësisë së LDK-së. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori