LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, thirrje për përmirësimin e procesit zgjedhor

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, thirrje për përmirësimin e procesit zgjedhor

Keqpërdorimi i resurseve shtetërore për qëllime politike, rregullimi i listës zgjedhore, korrupsioni politik, presioni ndaj votuesve dhe ndarja e shtetit nga partitë politike, janë disa nga pengesat të cilat i kanë shoqëruar proceset zgjedhore gjatë viteve të kaluara e të cilat institucionet e vendit duhet t’i eliminojnë, konsiderojnë OJQ-të të cilat merren me monitorimin e procesit zgjedhor, njofton Alsat M.

Xhabir Deralla nga OJQ Civil thotë se për një proces të mirëfillt zgjedhorë institucionet përkatëse duhet ti zbatojnë këto reforma të ndërlidhura me procesin zgjedhorë. Deralla nuk përjashton mundësin që përmes formave demokratike të ndikojnë në zbatimin e reformave zgjedhore

”E para dhe më e rëndësishmja është rregullimi i listës zgjedhore. Ajo patjetër të merr formën e saj të duhur ashtu siç do të reflektonte besim tek qytetarët. Korrupsioni politik patjetër të eliminohet edhe pse është e vështirë. Një orë e më shpejt institucionet dhe partite duhet të ndërmarrin masa në lidhje me këtë. në këtë periudhë është shumë me rëndësi që militantët partiak duhet ta dinë që nuk duhet të lejohet asnjëfarë lloj shtypjeje mbi votuesin dhe blerja e votave”.


”Derisa konstatohet se reformat nuk zbatohen dhe se ligji po thyhet, atëherë ne do jemi të zëshëm dhe do insistojmë që përmes të gjitha kanaleve demokratike të ndikojmë në përmirësimin e gjendjes”, deklaroi Xhabir Deralla, CIVIL.

Nga Asociacioni qytetar MOST thonë se institucionet e vendit duhet të marrin masa preventive për ngritjen e vetëdijes mbi ndarjen e shtetit nga partitë politike, ndërkaq shtojën se pavarësisht të gjitha masave të rekomanduara pa vullnet politik asgjë nuk do të këtë përmirësim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori