LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Po shihet qartë kush po e bllokon formimin e institucioneve

Lekaj: Po shihet qartë kush po e bllokon formimin e institucioneve

Shefi i Grupit parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj pas takimit konsultativ tha se në këtë takim u vërejt qartë se kush është pengesë për formimin e institucioneve.

Ai tha se në seancën e nesërme nuk do të marrin pjesë pasi kryesuesi Adem Mikullovci nuk është konsultuar me ta për mbajtjen e seancës.

“Ne si PAN nuk marrin pjesë në seancën e nesërme”, tha ai.


Ai tha se propozuan edhe për një takim konsultativ javën e ardhshme për të biseduar pastaj edhe për mbajtje  e seancës më 17 ose 18 gusht, por siç tha ai për një gjë të tillë nuk hasën në gatishmëri nga Vetëvendosje dhe LAA. /Telegrafi/