Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, i është kundërpërgjigjur Xhelal Sveçles, i cili sulmoi sot PDK-në përmes një konference në Vetëvendosje.
Stavileci ka thënë se në konferencën e sotme, Vetëvendosje nuk paska thënë asgjë tjetër, përveçse paska dëshmuar se nuk kanë përgjigje për veprimet e kundërligjshme që ne ua kemi faktuar.
Ai e ka quajtur fyerje për gjithë të papunët justifikimin e Sveçles, se militantët i kanë punësuar me procese transparente, sepse ishin më cilësorët.
“Ky tentim-justifikim i Sveçles, në fakt, ishte edhe fyerje për krejt të papunët e Prishtinës!
Përtej fyerjeve të tij, i cili është përgjegjës direkt edhe për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Kolovicë, ne i bëjmë thirrje kryetarit në ikje të Komunës së Prishtinës, që të mos fshihet prapa Sveçlave apo Molliqajve, por t’u jap përgjigje qytetarëve dhe të dalë e të ballafaqohet në debate publike me ne dhe me dëshmitë e keqpërdorimeve të tij”, ka thënë Stavileci.
Ky është postimi i tij i plotë:
Partia Vetëvendosje po vazhdon t’i shmanget llogaridhënies publike për krimet dhe korrupsionin në qeverisjen e Prishtinës. Edhe në konferencën e sotme, ata s’bën asgjë tjetër, përveçse dëshmuan se nuk kanë përgjigje për veprimet e kundërligjshme që ne ua kemi faktuar.
Si strategji dalëse, sot Xhelal Sveçla vetëm paska bërë përpjekje t’i eklipsoj ato, duke sulmuar Partinë Demokratike të Kosovës, por faktikisht paska dalë edhe qesharak me pretendimet e tij, se militantët i kanë punësuar me procese transparente, sepse ishin më cilësorët.
Po, cilësorë ishin për juve, por vetëm në hedhjen e gurëve dhe molotovit mbi institucione. Kurse, për dhunën e shfrenuar mbi institucione, ju madje edhe i keni paguar si mercenarë, me kontrata për shërbime të veçanta!
Ky tentim-justifikim i Sveçles, në fakt, ishte edhe fyerje për krejt të papunët e Prishtinës!
Përtej fyerjeve të tij, i cili është përgjegjës direkt edhe për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Kolovicë, ne i bëjmë thirrje kryetarit në ikje të Komunës së Prishtinës, që të mos fshihet prapa Sveçlave apo Molliqajve, por t’u jap përgjigje qytetarëve dhe të dalë e të ballafaqohet në debate publike me ne dhe me dëshmitë e keqpërdorimeve të tij.
Sikur Sveçla të bënte punën e tij si duhej, në vend se të merrej me sulmet ndaj institucioneve, ajo gropë në Kolovicë nuk do ishte fatale për jetën e tyre.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve, duke ua nxjerr në pah fytyrën tuaj të vërtetë.
Ky është vetëm fillimi i zbardhjes së krimit dhe korrupsionit në Komunën e Prishtinës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama