LAJMI I FUNDIT:

Mësimdhënëset e SHFMU “Dardania”: Punësimi ynë s’është bërë në baza partiake

Mësimdhënëset e SHFMU “Dardania”: Punësimi ynë s’është bërë në baza partiake

Mësimdhënëset e SHFMU “Dardania” në Prishtinë kanë reaguar kundër prezantimit në konferencë për shtyp të PDK-së për punësim të militantëve të Vetëvendosjes në shkollat e Prishtinës, duke thënë se janë të indinjuara me mënyrën se si emrat e tyre janë përmendur si të punësuara në cilësinë e militanteve të  VV-së, gjë e cila sipas tyre nuk përmban asnjë element të vërtetë.

Në konferencën për shtyp të Partisë Demokratike të Kosovës, të datës 6 gusht është prezantuar se në SHFMU “Dardania” në Prishtinë janë punësuar si militantë të Vetëvendosjes katërmbëdhjetë mësuese.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshme që  në muajin tetor të këtij viti (2017) do të ketë zgjedhje lokale në Prishtinë dhe qysh tani kanë filluar fushatat parazgjedhore të partive politike, mirëpo për ne si mësimdhëse dhe kontribuuese të arsimimit të brezave të rinj nuk nxit kurrfarë interesi mënyra se si partitë përzgjedhin të bëjnë fushatat e tyre dhe lidhur me këtë assesi nuk dëshirojmë dhe nuk pranojmë që të jemi pjesë e formës se fushatave të tyre dhe prezantimit të të pavërtetave.


“Ky reagim i yni është vetëm në cilësinë e mësueseve dhe jo si anëtare të ndonjë partie politike pasi nuk i përkasim asnjërës. Këto deklarata për ne dhe rrethin tonë kanë ndikuar në një ndjesi të keqe për faktin se nuk përmbajnë asnjë të vërtetë dhe po ashtu për faktin se ne jemi të punësuara sipas konkursit dhe procesit të rregullt të Komunës së Prishtinës”, thuhet në reagim.

Mësimdhënëset e SHFMU “Dardania” thonë se punësimi i tyre nuk është bërë pse kanë qenë apo janë pjesë e Vetëvendosjes, pasi që për proceset rekrutuese të mësueseve në shkollën “Dardania” ekzistojnë dosjet dhe data bazat e të dhënave ku kanë qenë të ranguara dhe ku janë përzgjedhur si pjesë e stafit të kësaj shkolle.

“Ne kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës që të del me fakte konkrete dhe relevante lidhur me mësueset e shkollës “Dardania” në Prishtinë  se a janë anëtare apo militante të Vetëvendosjes dhe nëse ka pasur parregullsi në proceset rekrutuese këtë lëndë ta prezantojë tek organet kompetente dhe përgjegjëse, sepse ata (PDK) duhet të kenë një ‘alibi të përkryer’ përkitazi gjykimit të tyre. Në të kundërtën nëse nuk posedon fakte konkrete të kërkojë falje publike për dëmin që i ka shkaktuar imazhit të këtyre mësueseve”, thuhet në reagim.

Për më tepër mësimdhënëset e SHFMU “Dardania” presin që kjo shpifje të tërhiqet sa më shpejt, ndërsa shprehin përkushtimin për vazhdimin e punës në edukimin dhe mësimin e gjeneratave të reja.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Siguri
Kalo në kategori