Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka vlerësuar se politikanët kosovarë, për arritjen e qëllimeve politike, nuk po kursehen as nga përdorimi i fjalorit fyes.
Ata përmes një komunikate për media kanë thënë se në këto debate me karakter fyes, nuk po kursehen as familjet dhe familjarët e të apostrofuarve.
KMDLNJ ka kërkuar nga përfaqësuesit politik, që t’i lënë fjalët e rënda fyese, por zbatojnë mandatin e dhënë nga votuesi.
Komunikatën e plotë të KMDLNJ-së mund ta lexoni më poshtë:
“Lërini fjalët e rënda, zbatojeni mandatin e dhënë nga votuesi
Kohëve të fundit, opinioni në Kosovë po përballet me një fjalor që do të duhej të ishte i huaj për një komunikim normal. Politikanët, si mjet për arritjen e qëllimeve politike po e përdorin një fjalor skajshmërisht fyes duke mos kursyer as familjet apo familjarët që nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet politike. Fyerjet janë në baza etnike, gjinore por edhe raciste kur dikush sulmohet për faktin se e ka nënën të një përkatësie tjetër etnike. Apo, për shkak të së kaluarës së babait, i biri akuzohet duke u cilësuar si tradhtar. Edhe në rastin e parë por edhe në të dytin kërkesat janë që fëmijët të distancohen nga prindërit e tyre gjë që nuk është as normale, e as e drejtë . Këto akuza po përdoren dhe keqpërdoren për qëllime politike duke u përdorur si mjet për mundjen e kundërshtarit politik. Fyerjet ndaj femrave që merren me politikë apo që kanë lidhje me politikën kanë mbërri shkallën e së padurueshmes dhe që është në kundërshtim të plotë me kodeksin njerëzorë, moral dhe tradicional. Fyerjet dhe akuzat tani janë përqendruar në një terren krejt tjetër e që do të duhej të ishte përgjegjësi e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, në atë të korrupsionit dhe vrasjeve me prapavijë politike dhe etnike.
Nëse fyerjet dhe akuzat që kanë prapavijë morale edhe mund të kalohen duke ua lënë në (pa) ndërgjegjen e atyre që i bëjnë këto fyerje dhe akuza, atëherë akuzat për korrupsion dhe vrasje nuk duhet të kalojnë në heshtje nga Prokuroria e Shtetit. Duket se dy subjektet politike, LV dhe PDK kanë formuar eskadronë për ekzekutim medial dhe linçim publik të kundërshtarëve politikë, pa marrë parasysh faktin se ky eskalim lehtësisht, përmes linçimit verbal mund të çojë drejt një përshkallëzimi të situatës ku nuk do të përjashtoheshin as viktima në njerëz.
Për KMDLNj është brengosës fakti se bartës të këtyre fyerjeve dhe akuzave janë ata që e kanë fituar besimin e qytetarëve që t’i përfaqësojnë apo mbrojnë interesat e tyre përmes hartimit dhe miratimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre. Bartës të kësaj lufte brenda llojit janë edhe niveli i lartë i ekzekutivit gjë që e komprometon thuaja tërë klasën politike duke e shndërruar në një formacion paramilitar politik i cili asnjëherë nuk ka sjellë ndryshime apo zhvillime pozitive në një shoqëri kurse te ne ka rezultate konkrete negative; bllokimin e formimit të institucioneve shtetërore dhe vështirësimin e jetës edhe ashtu të vështirë të qytetarëve të Kosovës.
KMDLNj thërret të gjitha subjektet politike që t’i ulin armët (shpifjet dhe gjuhën e urrejtjes) dhe ta zbatojnë në praktikë mandatin që e kanë fituar nga qytetari, formimin dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës në të kundërtën të merren vesh dhe të shkojnë në zgjedhje të reja.
Formimi i institucioneve të Kosovës është përcaktuar shumë qartë me Kushtetutën e Kosovës dhe vetëm duhet të zbatohet Kushtetuta drejt. Kryetarin e Kuvendit e propozon koalicioni apo partia fituese e që në rastin konkret është PAN. Askush nuk ka të drejtë ka kushtëzojë votimin e kryetarit të Kuvendit duke e lidhur me emra të caktuar. Opozita mund ta votojë apo mos ta votojë kandidatin e propozuar nga fituesi i zgjedhjeve dhe çdo kushtëzim është përpjekje për bllokim të procesit të zgjedhjeve të drejtuesve të Kuvendit që deri më tani ka qenë një votim formal.
Nëse pozita nuk e propozon emrin e kandidatit për kryetar atëherë e bartë përgjegjësinë për bllokim të proceseve. Është në interes të qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të zgjidhen drejtuesit e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që pastaj të vazhdohet me formimin e qeverisë që në radhë të parë i takon fituesit të zgjedhjeve e që është z. Haradinaj e nëse ai, në afatin e paraparë me ligj nuk i siguron numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë atëherë kjo e drejtë duhet t’i takojë subjektit politik apo koalicionit që mund t’i sigurojë 61 vota. Nëse Kushtetuta e Kosovës ia njeh ekskluzivitetin in PAN-it ta japë kryetarin e Kuvendit kjo e drejtë nuk është edhe për formimin e qeverisë .
KMDLNj nuk e bënë përgjegjës për dështimin e seancës konstituive dhe thirrje për seancën e radhës, z. Adem Mikullovci sepse kjo e drejtë , sipas moshës, i takon edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe në këtë drejtim nuk ka asnjë kufizim. Është shprehje e vullnetit të mirë nga kryesuesi Mikullovci i cili, duke e marrë parasysh ndjeshmërinë e situatës së krijuar për shkak të joseriozitetit të subjekteve politike, thirrja e një takimi konsultativ për tejkalimin e gjendjes përmes një marrëveshjeje politike.
KMDLNj kërkon nga kryesuesi i seancës konstituive që, për aq kohë sa të jetë kryesues i seancës, ta ruaj paanësinë politike dhe pasi të kompletohet Kuvendi, le t’i kthehet subjektit politik, deputet i së cilit është.
KMDLNj u bënë thirrje të gjitha subjekteve politike të marrin pjesë në seancën e ftuar nga z. Mikullovci dhe të jenë bashkëpunues në ndërtimin e institucioneve për të mirën e qytetarëve të Kosovës në të kundërtën propozon që deputetët e Kuvendit të mos kompensohen materialisht për aq kohë sa Kuvendi të jetë jofunksional. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Biblioteka Kombëtare zë vendin e parë si ndërtesa më e shëmtuar në botë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën