LAJMI I FUNDIT:

Objektet më të rëndësishme në Shkup janë të lëna pas dore (Video)

Objektet më të rëndësishme në Shkup janë të lëna pas dore (Video)

Tre vendet të cilat janë vendosur si të parat nga gjithsej 44 vendet dhe objektet të cilat mund të vizitohen në Shkup, janë Fontana e Ushtarit në Kalë, Hoteli Meriot dhe Ura e Gurit.

Ndërsa vendet sikur Kalaja e Shkupit, Muzeu i Qytetit të Shkupit ku gjendet edhe ekspozitura e tërmetit të vitit 1963 në Shkup janë lënë nën hije të ndërtesave të reja. Këto lokacione prezantohen si më pak të rëndësishme në raport me ndërtesat e reja të stilit barok. Përgjegjësit e të ashtuquajturës zonës neutrale të Sheshit Maqedonia thonë se ideja është që me anë të udhë-rrëfyesve dhe tabelave të arrihet prej në qytet deri tek Stadiumi i Qytetit, njofton TV 21.

“Qyteti i Shkupit është organizatori i fan-zonës neutrale, ndërsa fan-zonat e tjera i organizon vet UEFA, ne jemi përgjegjës për këtë pjesë, si dhe për pastrimin e qytetit të Shkupit”, u shpreh Koce Trajanovski, qyteti i Shkupit.


Agjencitë turistike thonë se fansat të cilët do të vijnë për shkak të ndeshjes futbollistike, kryesisht i udhëzojnë kah Qendra e Shkupit dhe rrethina.

“Bëjnë pyetje të ndryshme, se ku mund të shëtisin këtu. Ne japim informacione në lidhje me atë që atyre u intereson, varet nëse dëshirojnë që ajo shëtitje të jetë për një ditë të tërë, gjysmë dite, ose vetëm për disa orë, shëtitje nëpër qytet, shëtitje në Çarshinë e qytetit, ngjitje deri në Vodno ose vizitë në Matkë e kështu me radhë”, tha Suzana Zelenikovska, agjencion turistik.

A janë të interesuar fansat e futbollit të dinë se ku do të ndërtohet objekti i ri i MEPSO-s ? I ujësjellësit dhe kanalizimit ose objekti i Bankës Kombëtare ? Me siguri që jo, por zyrtarët e qytetit për çdo rast edhe këto lokacione i kanë vendosur në hartën turistike. /Telegrafi/