LAJMI I FUNDIT:

50 hektarë male e fusha u përfshinë nga zjarri

50 hektarë male e fusha u përfshinë nga zjarri

Ekipet e zjarrfikësve lokalizuan zjarret në Llap e Gollak Pesë vatra zjarri kanë shpërthyer në disa fshatra të Llapit dhe Gollakut.

Krahas zjarrfikësve, për shuarjen e tyre ishin angazhuar edhe banorët e fshatrave përreth. Në këto zona nga zjarret u përfshin rreth 50 hektarë pyje dhe kullosa.


Zyrtarë të Agjencisë së pyjeve thanë se faktor i këtyre zjarreve ishte njeriu, derisa kërkuan shtim të kujdesit./RTV21/