LAJMI I FUNDIT:

​Malazezët e Kosovës leksion partive politike shqiptare: Formoni sa më shpejt institucionet

​Malazezët e Kosovës leksion partive politike shqiptare: Formoni sa më shpejt institucionet

Kryetari i Unionit të Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq u ka bërë sot thirrje deputetëve dhe liderëve të partive shqiptare që sa më shpejtë të formojnë institucionet dhe të mos thellojnë krizën politikën për shkak të interesave personale.

Ai në një komunikatë për media ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk formohen institucionet “Kosova do të bie në humnerë dhe se për popullin do të pasojë vuajtja dhe ferri”.

Një gjendje e tillë, siç shprehet Vujiçiq, do të forcojë apetitet e fundamentalistëve islamikë dhe grupeve tjera radikale.

“Nëse ndodh një gjë e tillë, fajtorë do të jenë kryesisht liderët shqiptarë, si udhëheqës të popullit shumicë”, ka thënë ai.

Për më tepër, Vujiçiq ka shprehur besimin se deputetët kosovarë dhe liderët shqiptarë do ta kuptojnë me kohë, në mënyrë që të mos bëhet vonë, se interesi i askujt nuk duhet të jetë para interesave të shtetit dhe popullit të vet. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori