LAJMI I FUNDIT:

Dhunë familjare në Sarandë, mes pushuesve nga Kosova

Dhunë familjare në Sarandë, mes pushuesve nga Kosova

Policia e Shqipërisë, në informacionin mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 orët e fundit, raporton për rrahje mes pushuesve nga Kosova në Sarandë.

“Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë, gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banus në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banus në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal””, thuhet në njoftim. /Telegrafi/