Një gazetar BBC-së ka kaluar një ditë të tërë si mi shtëpie, duke provuar të veprojë dhe të shohë realitetin nga perspektiva e miut. Ja se çfarë ka mësuar, dhe si mundet ta shfrytëzojmë.
“Si fillim kap televizorin prej plazme, për ta mbështetur në tokë pak më vonë. Koha vrapon me shpejtësi, vrapoj sipër, pastaj zbres, ngjitem sërish. Marr një kompjuter, një telefon, por në nxitim e sipër kam humbur plaçkën më të madhe. Claire, bashkëpunëtorja ime, ngre sytë nga qielli. Përqëndrohem tek një xhaketë e varur në një karrike: Brenda ka një portofol, me kartë krediti dhe çelësa”.
Nuk është rrëfimi i një hajduti, por i një gazetari të BBC-së, David Robson, që për një ditë ka provuar të shikojë realitetin me sytë e një miushi shtëpie.
Ia ka dalë falë një programi realiteti virtual të vënë në punë nga Claire Nee, psikologe mjeko-ligjore e Universitetit të Portsmuthit (Angli), e cila ka vite që punon për të kuptuar mekanizmat e veprimit dhe të arsyetimit të atij që vjedh për të jetuar.
Biseda pyetësore
E ka filluar kërkimin e vet duke intervistuar hajdutët në burg: për çudinë e saj të madhe ka zbuluar bashkëbisedues të predispozuar për të treguar vetë strategjitë, edhe kur kanë qenë në krye të bastisjes së apartamenteve të rreme. I kanë shpjeguar taktika e mënyra proçedimi, dhe më pas ka ftuar një grup hajdutësh ekspertë, së bashku me një kampion prej disa studentësh, në një shtëpi pronë të policisë, të mbushur me qëllim me objekte të dëshirueshme.
Cilësi kundrejt sasisë
Falë telekamerave të fiksuara mbi ballin e cilitdo vullnetar, kërkuesja ka filmuar lëvizjet e ndryshme: ndërkohë që hajdutët kanë vjedhur në total më pak gjëra, por të një vlere të madhe, subjektet jo ekspertë kanë gllabëruar gjithçka që gjenin, pa u kujdesur shumë për vlerën e tyre. Me këto informacione, Nee ka realizuar një seri simulimesh virtuale të mënyrës së veprimit të hajdutëve. Dhe ka zbuluar informacione interesante dhe të papritura mbi sjelljen e keqbërësve. Le të shohim disa.
Me godigtje të sigurtë
Për shembull, mund të mendohet se kush vjedh, e bën në mënyrë impulsive, nuk bën dallim mes atyreve që gjen në shtëpi. Aspak larg nga e vërteta: kërkimet e Nee kanë provuar një mënyrë proçedimi të bazuar mbi cilësitë e ndërgjegjes komplekse, që i lejojnë hajdutit të veprojë “me autopilot”, në mënyrë jo të ndryshme (në formë, jo në përmbajtje) nga ajo e një lojtari shahu.
Drejt në temë
Kjo mënyrë veprimi sistematike e lejon hajdutin që të mos humbasë mendjen para një apartamenti plot me objekte me vlerë, dhe të kapë vetëm objektet e vogla, të çmuara e të lehta për t’u transportuar, vlera e të cilave nuk ulet me shpejtësi pas pak muajsh (siç ndodh, për shembull, me disa artikuj të elektronikës).
Përqëndrim burimesh
Në praktikë, është sikur procesi i kërkimit të artikujve për t’u vjedhur të ndodhë në një nivel nën pragun e ndërgjegjes, i udhëhequr nga një instinkt natyral: vendimet merren pothuajse me sy mbyllur, duke ndjekur një fluks ngjarjesh të testuara. Kështu pjesa më e madhe e vëmendjes mund t’i kushtohet shmangies së zbulimit.
Eksperienca ofron një vetëdije më të thellë për rrugët e mundshme të arratisjes e të topografisë së një shtëpie, në mënyrë që zgjidhjet të arrijnë pothuajse automatikisht, pa e pasur nevojën e ekzaminimit të çdo mundësie, siç do të bënte një fillestar.
Muzikë për veshët e mi
Ja përse, sipas Nee, alarmet jo gjithmonë funksionojnë me siguri. Nëse asnjë fqinj nuk e thërret policinë brenda 20 minutave, hajduti ka të gjithë kohën për të vepruar i pashqetësuar. Tingulli i sirenës nuk e turbullon: bën pjesë tashmë në një seri pengesash me të cilat ka mësuar të bashkëjetojë, të shkrira në serinë e ngjarjeve me të cilat duhet të përballet gjatë vjedhjes së shtëpisë. Alarmi është pothuajse në skemën e tij mendore: nëse hajduti është ekspert, do të vazhdojë të vjedhë pa u shqetësuar për tingëllimën.
A ka njeri në shtëpi?
Një strategji që përkundrazi mundet të ngatërrojë, shpjegon psikologia, është përpjekja për ta destabilizuar me zhurma që ai nuk i pret, në mënyrë që t’i pengohet autopiloti, dhe të ndërpritet rrjedha e veprimeve të hajdutit me një element shqetësues. Regjistrimi dhe shpërndarja në një shtëpi boshe e zhurmës së hapave, ose thjesht një zhurme të thjeshtë (të ngjashme me një fëshfërimë, ose me tingëllimin e një telefoni) mundet të shkaktojë pengesë për kthim në hapat e paramenduar për hajdutin.
Impulsi i parrezistueshëm
Një tjetër problem është se pamja e një porte ose e një dritareje të hapur mund të provokojë, në hajdutët më të regjur, një dëshirë për të vepruar të udhëhequr nga rrethi i shpërblimit të trurit, që e bën më të vështirë rezistencën e tendencës për të vjedhur.
Claire Nee është duke punuar së bashku me një Institucion hollandez, Instituti i Hollandës për Studimin e Krimit dhe Zbatimin e Ligjit, për të deshifruar emocionet e lidhura me këta stimuj, si dhe në gjetjen e terapive rehabilituese që mund të largojnë hajdutët nga rruga e keqe.
Një praktikë e mirë
Në pritje që shkenca të ndihmojë që t’i bëhet rezistencë krimit, më mirë t’u përmbahemi masave të pranuara të sigurisë: kur dilni, mbyllni porta e dritare. Por mbi të gjitha, bëni sikur nuk e lini shtëpinë pa mbikqyrje, për shembull, bëni sikur jeni duke folur me një familiar imagjinar ndërkohë që tërhiqni pas portën, edhe nëse nuk ka asnjë njeri brenda. Pjesa më e madhe e hajdutëve të intervistuar nga Nee janë gati të bëjnë gjithçka, për të evituar kontaktin e drejtpërdrejtë me pronarët e ligjshëm të shtëpisë./Fokus-Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fotoja që po trondit rrjetet sociale: Një jashtokësor në aeroplan apo thjesht iluzion optik?
Menaxheri në Kinë fitoi rreth 46,000 euro dëmshpërblim pasi u pushua sepse bëri “një sy gjumë” në punë
“Po rinovonim shtëpinë e ëndrrave, ajo që gjetëm na bën të mendojmë se është ‘e pushtuar'”, çifti suedez ndan historinë e derës sekrete që zbuluan
"Po rinovonim shtëpinë e ëndrrave, ajo që gjetëm na bën të mendojmë se është 'e pushtuar'", çifti suedez ndan historinë e derës sekrete që zbuluan
Menaxheri në Kinë fitoi rreth 46,000 euro dëmshpërblim pasi u pushua sepse bëri “një sy gjumë” në punë
Edhe pas 52 operacioneve estetike duket natyrale?
Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur
Zbulohet shkrimi më i vjetër alfabetik në botë në Siri
Skenë emocionuese: Piloti në pension realizon fluturimin e fundit së bashku me vajzën e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A