Gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe të vitit në automobilizmin e Kosovës. Gjatë dy ditëve të fundjavës, në pistën në Sllatinë do të zhvillohet Drag Race 2017. Më tepër se 120 garues nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe shumë bashkatdhetarë tanë nga vende të ndryshme do të ofrojnë atraksione për dashamirët e automobilizmit, interesimi i të cilëve është i jashtëzakonshëm.
Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Auto Klubin Eurogoma RT i ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Optimizmin nuk e fsheh as kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.
“Është bërë punë shumë e madhe. Jemi munduar që çdo detaj të jetë në rregull, natyrisht që rëndësinë më të madhe ta përqendrojmë në aspektin e sigurisë”, ka thënë Rexhepi, i cili më pas ka shtuar: “Kemi punuar shumë që, përveç garuesve, kushte të mira t’u ofrojmë edhe shikuesve, pastaj në sigurimin e parkingjeve të mjaftueshme”.
Numri një i FASK-ut, i cili në javët e fundit më tepër ka “banuar” në pistë se sa në shtëpi, thekson se Drag Race përveç karakterit garues ka edhe rol edukativ.
“Është koha e fundit të vetëdijësohemi. Ata që kanë dëshirë ta sfidojnë veten e tyre e kanë mundësinë që këtë ta bëjnë në vende të caktuara dhe në kushte sigurie dhe jo të rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, gjë që fatkeqësisht në kohët e fundit e kemi dëgjuar shumë herë”, është shprehur Rexhepi.
Deri të premten pas dite, përmes aplikimit online janë regjistruar 120 garues, por organizatori me gjasë do të vendosë që regjistrimi të vazhdojë edhe të shtunën.
Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 08:00 – 10:00, pastaj do të bëhet ndarja në klasa dhe më pas do të jenë vozitjet e lira (provuese), derisa të dielën janë vozitjet zyrtare.
Përveç garave me vetura, të pranishmit do të argëtohen edhe nga ata që do të bëjnë drift, ndërsa kroati Matia Podrash është i ftuar special dhe do të demonstrojë akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë.
Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe