LAJMI I FUNDIT:

Në Gostivar hapet Zyra për nevojat e shurdhëmemecëve

Në Gostivar hapet Zyra për nevojat e shurdhëmemecëve

Në një ceremoni të thjeshtë u inaugurua dje në Gostivar zyra e shoqatës së shurdhëmemecëve, ku morën pjesë edhe drejtues të Lidhjes nacionale të shoqatave të shurdhmemecëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

I pranishëm në takim, kryetari i Komunës së këtij qyteti Nevzat Bejta përgëzoi shoqatën për punën që kryen dhe u shpreh se ata janë pjesë e krenarisë së Gostivarit.

“Një nga gjërat për të cilat qytetarët e Gostivarit janë më krenarë se çdo gjë tjetër është shumëllojshmëria. Por shumëllojshëria nuk është vetëm komunitetet e ndryshme etnike. Shumëllojshmëria nuk është vetëm besimet e ndryshme fetare. Shumëllojshmëria është edhe të kesh aftësi në gjëra të ndryshme”, u shpreh Bejta.


Bejta shtoi se puna e shoqatës është e domosdoshme në të mirë të komunitetit që ajo përfaqëson.

Kryetari i Lidhjes nacionale të shoqatave të shurdhmemecëve Vasko Markov falënderoi Komunën për mbështetjen.

“Pas 30 vitesh shoqata bëhet me zyrë. Falenderojmë kryetarin Nevzat Bejta dhe Komunën e Gostivarit për kujdesin e treguar. Është herë e parë që i jepet mbështetje institucionale shoqatës së Gostivarit dhe jemi mirënjohës,” u shpreh z. Markiv.

Mirënjohje shprehu edhe Nuhi Memedi, kryetari i Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gostivar.

Kryetari i Komunës Nevzat Bejta siguroi se mbështetja do të jetë edhe në vazhdim. /Telegrafi/