Maqedoni, shteti nuk mund të kujdeset as për deponitë e egra (Foto)
Gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni qytetarëve ju premtua gjithçka. Bile kishte edhe premtime që nuk përkonin me realitetin pasi ai sot flet ndryshe.
Deponitë e egra ishin premtimi i tyre, dhe jo vetëm. Pastrimi i deponive ishte premtim që më shumë besohej se mund të realizohet pasi nga qytetarët ishte një nga problemet permanente që duhej zgjidhur.
Zgjidhje ka, por veç në letër. Deponitë e egra janë gjithandej, e në Tetovë, Strugë dhe Haraçinë ka më shumë mbeturina të cilat me raste edhe digjen.
Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar dy grupe që tani më janë në ”luftë” frontale me autoritetet për katastrofën që sjellin deponitë.
Eco Guerilla e ka mision tashmë deponinë në Tetovë, kurse ”Struganët për Strugën” e kanë mision deponinë në Strugë.
Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla për Telegrafi Maqedoni thotë ”Është zhgënjyes fakti që në hyrje të qytetit të Tetovës tashmë një kohë më të gjatë ndodhet një deponi e egër në të cilën janë grumbulluar mijëra tonelata plehra nga më të ndryshmet, duke përfshirë edhe mbetje medicinale. Akoma më zhgënjyes është fakti që autoritetet lokale na patën premtuar që zgjidhja e këtij do ishte një prioritet për këtë administratë, por edhe pas përfundimit të mandatit të administratës aktuale komunale, deponia e egër vazhdon të zgjerohet e të stërmbushet. Lidhur me këtë ‘Eco Guerilla’ ka diskutuar edhe me përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të cilët na kanë premtuar që do e ndihmojnë Komunën e Tetovës me derivate të naftës në kundërvlerë prej rreth 200,000 eurosh për të pastruar këtë deponi, por për fat të keq nuk jemi duke parë akoma një pastrim të asaj deponie. Vlerësojmë se autoritetet duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit për këtë ndotje të mjedisit, dhe se qytetarët do dinë si ti ndëshkojnë ato më së miri.” përfundon Xhaferi.
Nga ana tjetër, Anita Latifi nga ”Struganët për Strugën” thotë për Telegrafi Maqedoni ”Iniciativa jonë u bë publike në kohën kur Struga vazhdonte të mbulohej nga tymi i zjarreve në deponi dhe e njëjta koincidoi me konkluzën e Qeverisë lidhur me masat për kompresimin dhe transportin e ndërmarra mbeturinave të Strugës. Jemi të kënaqur që u ndermorren masa lidhur me problemin që këkronte zgjidhje urgjente – zjarri dhe tymi që na helmonte vazhdimisht. Përkatësisht dy nga kërkesat tona: (1) fikja e zjarreve dhe parandalimi i ndezjes së vatrave të reja dhe (2) sigurimi i deponisë 24/7 me qëllim të parandalimit të hyrjes së personave të pautorizuar, janë plotësuar, por ende nuk kemi përgjigjje lidhur me afatet e veprimeve të paralajmëruafa lidhur me transportin e mbeturinave dhe afatin për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme dhe të përhershme për mbeturinat e Strugës, përkatësisht ndërtimin e një deponie konform standardeve mbi menaxhimin e mbeturinave.”
”Aktualisht vazhdojmë me monitorim të deponisë dhe veprimeve të institucioneve përgjegjëse, si dhe me ngritjen e vetdijës ekologjike të bashkëqytetarët tanë, që gjithashtu është një nga prioitetet tona aktualisht. Për më pak se një javë kemi arritur të krijojmë një numër të konsiderueshëm mbështetësish të kauzës tonë. Në vazhdim do të ndermarrim masa demokratike në funksion të ndërgjegjësimit të mëtejmë të institucioneve dhe qytetarëve dhe në funksion të zgjedhjes përfundimtare të problemit të deponisë.”
”Veprimtarinë tonë e vështirëson fakti që qyteti po jeton sezonin turistik, andaj edhe jemi shumë të kujdesshëm në masat të cilat po i ndërmarrim. Urojmë sa më shpejtë të gjendet zgjidhje përfundimtare e problemit, që të mund t’i kthehemi problemeve të tjera në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës në Strugë, në veçanti asaj gjatë sezonit turistik” përfundon Anita Latifi nga Struga për Struganët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje