LAJMI I FUNDIT:

Gjendja dhe pajisja e DMSH-së sot diskutohet në Komisionin kuvendor të mbrojtjes

Gjendja dhe pajisja e DMSH-së sot diskutohet në Komisionin kuvendor të mbrojtjes

Në Kuvendin e RM-së sot seancë do të mbajnë komisionet për punë dhe politikë sociale, për financim dhe buxhet si dhe për mbrojtje dhe siguri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni për mbrojtje dhe siguri sot do të shqyrtojë Informatën për gjendjen momentale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pajisjen e tyre, mjetet teknike, automjetet, mekanizmin dhe rezervat, si dhe shkallën e trajnimit, aftësimit dhe pajisjes së forcave për mbrojtje dhe shpëtim.


Komisioni do ta vazhdojë debatin publik për Propozim-projektin e Strategjisë për integrim të refugjatëve dhe të huajve 2017-2017 dhe Propozim-projektin e Planit aksional kombëtar për integrim të refugjatëve, njofton AIM.

Në rend dite është edhe Propozim-ligji për siguri të komunikacionit të rrugëve, me procedurë të shkurtuar. /Telegrafi/