LAJMI I FUNDIT:

Veseli: U demonstrua se VV-ja mund të abuzojë me pushtetin

Veseli: U demonstrua se VV-ja mund të abuzojë me pushtetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),  njëherit kryetar i kësaj partie, Kadri Veseli, ka thënë se ngjarja e sotme në Kuvendin e Kosovës, janë demonstrim se si Lëvizja Vetëvendosje (VV), mund të abuzojë më pushtetin.

Ai në emisionin Monitor të RTK-së, ka theksuar se sot kryesuesi i seancës ka bërë gabime të cilat mund të jenë lëndë shqyrtimi për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, Mikullovci ka bërë gabim kur është bërë deklarata e betimit si dhe kur ka e ka shpallur seancën të përfunduar.


“Thirrja në ora 3 jashtë çdo logjike parlamentare ka mund të përbëjë çështje për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.

Por, Veseli ka thënë se këto çështje nuk do t’i dërgojnë në Kushtetuese.

“Do të shkojmë të qetë, nuk do të politizomë secilën gjë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për kërkesën e PAN-it për pauzë dy orëshe. Sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur pasiqë kanë parë tentativa nga Lëvizja Vetëvendosje për tensionim të situatës.

“Kishte tentativa për ta kontestuar votimin”, ka thënë ai.  Tutje, ai ka akuzuar VV-në se po bllokon proceset politike në vend dhe sipas tij, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2014.

“Ata janë mjeshtër të manipulimit”, ka shtuar ai.

Vesli tha se PAN e ka emrin e kryetarit të Kuvendit “dhe këtë do ta paraqesim në seancën e radhës”. /Telegrafi/