LAJMI I FUNDIT:

Trump: Marrëdhëniet me Rusinë, “në pikë rrezikshmërisht të ulët”

Trump: Marrëdhëniet me Rusinë, “në pikë rrezikshmërisht të ulët”
epa06121598 US President Donald J. Trump is pictured during an announcement on the introduction of the Reforming American Immigration for Strong Employment (RAISE) Act in the Roosevelt Room at the White House in Washington, DC, USA, 02 August 2017. The act aims to overhaul US immigration by moving towards a merit based system. EPA/Zach Gibson / POOL

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën janë “në pikë rrezikshmërisht të ulët ”, duke i fajësuar ligjëvënësit për këtë situatë.

“Marrëdhëniet me Rusinë janë në pikë rrezikshmërisht të ulët”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Duhet të falenderoni Kongresin, njërëzit e njëjtë të cilët nuk mund të na japin kujdes shëndetësor!”, duke i’u referuar disfatës së fundit në Senat për planet e tij për reforma rreth kujdesit shëndetësor, të njohur si Obamacare.


Komentet e Trumpit vijnë një ditë pasi ai i ka nënshkruarar projektligjin i cili e sanksionon Rusinë, masë të cilën kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka cilësuar si “ luftë tregtare” kundër Moskës, transmeton REL.

Përmes një deklarate që shoqëron nënshkrimin e tij, Trump ka thënë se legjislacioni “ka të meta të konsiderueshme”, që do të pengonin aftësitë e administratës së tij për të negociuar me kundërshtarët e huaj.

Trump e ka kundërshtuar kthimin e sanksioneve kundër Rusisë në ligj, mirëpo ka thënë se e ka nënshkruar legjislacionin pavarësisht “të metave të konsiderueshme”, për “ hir të unitetit kombëtar”.

Projektligji i nënshkruar nga presidenti Trump i vazhdon sanksionet ndaj Rusisë, të vëna nga presidenti i mëparshëm Barack Obama, për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, për aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe mbështetjen e separatistëve kundër qeverisë në lindje të Ukrainës.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Kalo në kategori