Ligji për gjuhën, Osmani: Ngecja për shqipen, lëkund koalicionin (Video)
Ligji për shqipen, debati për të cilin u la përgjysmë në mbledhjen e fundit të Qeverisë akoma është duke u harmonizuar midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Alsat mëson se gjatë ditës janë zhvilluar konsultime, por nuk jepen detaje se për cilat pika të draftit dallimet janë më të theksuara. Zyrtarisht Qeveria mohon të ketë mosmarrëveshje.
”Debati rreth propozim ligjit për gjuhën shqipe ka kaluar në atmosferë të qetë dhe nuk është paraqitur asnjë problem gjatë këtij debati. Është konstatuar se nevojitet koordinim i mëtutjeshëm me qëllim që të arrihet harmonizimi për mënyrën e zbatimit të vendimit ligjor”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.
Ndërkohë, eksperti juridik Osman Kadriu thotë se Ligji për shqipen parashikon vetëm avancim të shqipes për fusha konkrete. Sipas tij procedura për miratimin e shqipes nuk do të jetë fare i lehtë për faktin se për këtë Ligj duhet të ketë pajtueshmëri edhe nga OBRM-PDUKM-ja.
Çdo gjë që del jashtë kushtetutës atëherë mundet një ligj i tillë, edhe nëse miratohet a dyshoj se do të miratohet me ato kërkesa,me ato propozime do të bjerë në gjykatën kushtetuese si Ligj antikushtetues. Prandaj, mendoj se edhe pse paralajmërimet janë sidomos nga pjestarët e bllokut shqiptar në Qeveri se ka konsensus, se për këtë Ligj duhet të ketë pajtueshmëri edhe nga OBRM-PDUKM, do të ketë një përkrahje të plotë, mendoj se procedura nuk do të jetë aq e lehtë nëm iratimin e këij Ligji, dhe nuk është për tu habitur se mund të vij në pyetje edhe koalicioni i partive shqiptare në Qeveri – deklaroi Osman Kadriu, ekspert juridik.
Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk kaloi në mbledhjen e fundit me arsyetimin se do të ripërpunohet dhe do të kalojë në seancë qeveritare pas festës së Ilindenit. Në njoftimin zyrtar u theksua se propozim ligji ka ngecur tek formimi i organeve të reja të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve dhe tek Inspektorati për përdorimin e gjuhëve për të cilat duhet të përkufizohet dhe konfirmohet kompetenca e tyre. Kohë më parë, kryeministri Zaev paralajmëroi se drafti do të dërgohet për shqyrtim edhe në Komisionin e Venedikut, ndërsa paralelisht ligji mund të jetë në Kuvend, por më vonë të plotësohet nëse ka vërejtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos