E plotësuar: Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka mbyllur punimet e seancës së sotme.
Mbesin paqartësi se si do të procedohet tutje.
Ndryshe, Besa Gaxherri nga LDK-ja tha se për shtyrjen e seancës kanë votuar 59 deputetë, ndërsa kundër ishin 60 dhe një abstenim. Ajo tha se deputeti Milaim Zeka ka abstenuar.
Por, një gjë të tillë e mohoi deputeti Zeka. Ai tha se fillimisht ka hezituar se me cilën ‘dorë të votojë’, por ai ka votuar për shtyrje të seancës. Sipas tij, nëse edhe pas dy orësh do të kërkohet sërish shtyrja e seancës, atëherë do ta ketë qëndrimin e tij.
Zeka: Kam votuar për shtyrje të seancës
E plotësuar: Deputeti nga koalicioni PAN, Milaim Zeka, tha se ai ka votuar për shtyrjen e seancës deri në orën 14:00.
Ai tha se megjithëse kishte mëdyshje me ‘cilën dorë të votonte’, ai ka votuar pro shtyrjes së Kuvendit.
Gaxherri: Administrata ta konfirmoj, 59 votuan për shtyrjen e seancës, 60 kundër
Besa Gaxherri nga LDK-AKR-Alternativa theksoi se administrata të sqarojë dhe konfirmojë se me atë sa ka pa 59 deputetët kanë votuar pro shtyrjes së seancës, 60 kundër dhe një deputet s’ka votuar.
Ajo tha se deputeti Milaim Zeka nuk ka marrë pjesë në votim.
PAN kërkon shtyrjen e seancës, deputetët votojnë 60 për dhe 60 kundër (Live)
E plotësuar: 60 vota për dhe 60 kundër. Ky është votimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shtyrjen e seancës së Kuvendit. Mikullovci nuk ka arsyetuar kërkesën pasi tha se PAN-i është vonuar fillimisht edhe në seancë.
Sipas kryesuesit, me këtë votim 60 për dhe 60 kundër bie kërkesa e propozuesit për shtyrje të seancës.
E plotësuar: Enver Hoxhaj nga koalicioni PAN ka kërkuar shtyrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës pasi sipas tij kanë nevojë për konsulta shtesë me partnerët e koalicionit.
Betohen deputetët, vazhdon seanca
E plotësuar: Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive u betuan se do të punojnë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve të vendit.
Deputetët e Vetëvendosjes në ulëset e tyre kanë vendosur nga një flamur kombëtar.
E plotësuar: Në vazhdimin e seancës konstituive, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
E plotësuar: Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci konfirmoi se tashmë të pranishëm në Kuvend janë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
E plotësuar: Seanca konstituive e Kuvendit po vazhdon me punën e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Komisioni i përkohshëm do të bëjë për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve
E plotësuar: Pas pauzës së dytë prej 15 minutave, tashmë të pranishëm në sallë janë edhe deputetët e koalicionit PAN.
E plotësuar: Ka rifilluar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pas pauzës që dha kryesuesi Adem Mikullovci. Tashmë të pranishëm janë edhe deputetët e Listës serbe, por jo edhe ata të PAN-it
Në fillim të seancës u votua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, Kuvendi ka shkuar në pauzë 30 minutëshe.
Mikullovci gjatë seancës tha se gjatë këtyre 18 vjetëve ka pasur deputetë që është dashur të pështyhen në fytyrë.
Duke drejtuar seancën, derisa ka shpjeguar procedurat e mëtejme, Mikullovci tha se gjatë këtyre 18 vjetëve ka pasur deputetë të ndryshëm, në mesin e tyre shumë të mirë, por edhe të atillë “ që është dashur të pështyhen në fytyrë”.
Kuvendi shkon në pauzë, PAN nuk ishte e pranishme (Live)
E plotësuar, Pas votimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, Kuvendi ka shkuar në pauzë 30 minutëshe.
Konstituimi i Kuvendit, fillon seanca pa deputetët e koalicionit PAN (Live)
Ka filluar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti më i moshuar i legjislaturës, Adem Mikullovci tashmë ka filluar të kryesojë seancën.
Mikullovci njoftoi se deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë nuk ka debat në Kuvend, raporton Telegrafi. Në mungesë të Teuta Rugovës, Qëndron Kastrati i është bashkuar Mikullovcit për ta kryesuar seancën.
Ndryshe, të pranishëm ende nuk janë deputetët e koalicionit PAN dhe të Listës serbe.
Kryesuesi i seancës gjatë seancës tha se gjatë këtyre 18 vjetëve ka pasur deputetë që është dashur të pështyhen në fytyrë. Duke drejtuar seancën, derisa ka shpjeguar procedurat e mëtejme, Mikullovci tha se gjatë këtyre 18 vjetëve ka pasur deputetë të ndryshëm, në mesin e tyre shumë të mirë, por edhe të atillë “ që është dashur të pështyhen në fytyrë”.
Të pranishëm në seancë janë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Mickoski: Tokat bujqësore iu takojnë bujqve, jo atyre që nuk e shohin bujqësinë si prioritet
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën