LAJMI I FUNDIT:

”Marrëveshja me Bullgarinë hap dyer për ndërtim të besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit”

”Marrëveshja me Bullgarinë hap dyer për ndërtim të besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit”

Marrëveshja është rezultat i kompromiseve, të cilat nuk munden të kënaqin gjithkënd. Marrëveshje të këtilla janë pasqyrë e kompromisit që duhet të shihet nga aspekti i të ardhmes, e jo i të kaluarës. Ju bëj thirrje dy Qeverive që të kontribuojnë drejt plotësimit të qëllimit të marrëveshjes, duke përfshirë edhe përmes komisionit të përzier, i cili duhet të punojë në ndërtimin e besimit dhe miqësisë, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e shënimit të festës shtetërore Ilinden, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga vetë fillimi i procesit kam insistuar që marrëveshja të jetë simetrike. Çka do të thotë kjo? Fqinjësia e mirë është e rrugë me dy drejtime. Kjo marrëveshje nënkupton se rregullat e njëjta vlejnë edhe për anën e djathtë edhe të majtë të rrugës. Ajo që vlen për Maqedoninë, vlen edhe për Bullgarinë. Duke u përmbajtur në parimet e barazisë dhe reciprocitetit, mbyllim një çështje të hapur që i ngarkonte raportet tona. Dhe, njëkohësisht, hapim derë për ndërtim të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, tha presidenti Ivanov.

Ai theksoi se nga fillimi i mandatit të parë angazhohet për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët edhe atë në bazë të parimeve të respektit të ndërsjellë, ndihmë dhe mbështetje, njofton AIM.


Njohja e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë nga ana e Republikës së Bullgarisë dhe Ditës së Evropës – 9 Majit, janë ngjarjet, të cilat, siç theksoi presidenti i Maqedonisë, ai ka propozuar bashkërisht të festohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori