LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Maqedonia dhe Bullgaria, shembull sesi mund të tejkalohen dallimet në mënyrë paqësore

SHBA: Maqedonia dhe Bullgaria, shembull sesi mund të tejkalohen dallimet në mënyrë paqësore

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Bullgarinë dhe Maqedoninë për nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim”, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të më tej thuhet: “Kjo Marrëveshje e rëndësishme, largpamëse, i njeh tashmë lidhjet e forta mes dy vendeve dhe e hap derën e bashkëpunimit më afër, që shkon edhe më tej në fusha të ndryshme, të tilla si infrastruktura dhe kultura. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje do të kontribuojë në stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në rajon dhe ofron një shembull inkurajues sesi dallimet midis fqinjëve mund të zgjidhen në mënyrë paqësore”, thuhet në kumtesë.

Dje, në Shkup u nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nga të dy kryeministrat e dy vendeve, Zaev dhe Borisov.


Përndryshe, përveç SHBA-së, Marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe shumë vende tjera euroatlantike, si hap i rëndësishëm historik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori