LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Me shkurtimin e fondeve për kopshtet, LSDM tregon pakujdesi dhe papërgjegjësi

OBRM-PDUKM: Me shkurtimin e fondeve për kopshtet, LSDM tregon pakujdesi dhe papërgjegjësi

OBRM-PDUKM-ja përmes kumtesës së rregullt thekson se përmes rebalancit të buxhetit LSDM shkurton 5,6 milionë denarë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kopshteve për fëmijë. Në këtë mënyrë sipas tyre, LSDM tregon edhe një herë pakujdesi dhe jopërgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy muaj LSDM është në pushtet, ndërsa qytetarët shikojnë vetëm shkurtime, shfuqizime dhe bllokime. Fondet e shkurtuara nga kopshtet, është e qartë se nuk kanë mjaftuar për mbulimin e punësimeve të reja të aktivistëve partiak”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se në programin për 2017-2020 kanë planifikuar ndërtimin e 140 kopshteve për fëmijë, me çka sipas tyre do të zgjidhej problemi i fëmijëve që nuk kanë mundur të regjistrohen në kopshte për shkak të kapaciteteve të vogla.


OBRM-PDUKM-ja në fund thekson se për shkak të pakujdesisë dhe papërgjegjësisë, LSDM-ja në fund do të ballafaqohet me përgjegjësi politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Lajme
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Lajme
Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Kronika e Zezë
Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Kalo në kategori