LAJMI I FUNDIT:

Rebalanci i buxhetit prej sot do të diskutohet në Kuvend

Rebalanci i buxhetit prej sot do të diskutohet në Kuvend

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të fillojë diskutimi për propozimin shtesë të rebalancit të buxhetit, që Qeveria e mairatoi në seancën e së premtes dhe e dorëzoi në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me propozimin shtesë për ndryshime dhe plotësime të buxhetit të Maqedonisë për vitin 2017 parashihen 25 milionë denarë shtesë për disa institucione dhe ripërdorimi i fondeve financiare në pajtim me nevojat e shfrytëzuesve të buxhetit.

Shpenzimet me rebalancin e buxhetit parashihet të jenë rreth 203.312.000 denarë, ndërsa fitimi 184.745.000 denarë, kurse deficiti 18.567.000 denarë.


Qëllimi i rebalancit të buxhetit është të zvogëlohen harxhimet joproduktive dhe të sigurohet hapësirë për realizimin e politikave të qeverisë së re./Telegrafi/