Serbët e Kosovës e kanë mbështetur iniciativën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për dialogun me Kosovën. Kështu thuhet në një deklaratë të zyrës së zëvendëskryeministrit në detyrë në qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq.
Siç thuhet në deklaratë, mbështetja e nismës për dialog të brendshëm është dhënë duke pasur parasysh rrethanat në të cilat serbët jetojnë në Kosovë, por edhe për shkak se ata kanë shumë besim në presidentin Vuçiq.
“Serbët në Kosovë janë të gatshëm për të vazhduar me Qeverinë e tyre të Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, të ecin me guxim përpara, në mënyrë që fëmijët tanë të mund të jetojnë mirë dhe në mënyrë të lirë duke mos pasur frikë çdo herë kur të shkojnë te fqinjët (shqiptarë) në dyqan, në një ndeshje futbolli apo kudo tjetër“, thuhet në këtë deklaratë.
Edhe qytetarët serbë të Kosovës kanë mirëpritur idenë e presidentit të Serbisë, që çështjet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.
Presidenti serb ka deklaruar se qëndrimi i liderëve të Beogradit zyrtar karshi Kosovës është thjesht një rrugë pa krye për Serbinë në raport me Bashkimin Evropian dhe të ardhmen e Serbisë. Qytetarët serbë që jetojnë në Graçanicë thonë se që nga viti 1999 në Kosovë ka ndodhur një realitet i ri dhe se këtë tashmë e dinë edhe serbët në Kosovë, ata në Serbi, por edhe liderët e Serbisë. Sipas tyre, presidenti i Serbisë është njeriu ideal që njëherë e përgjithmonë t`i definojë raportet ndërmjet dy vendeve.
“Është mirë që kjo çështje të kryhet tash sesa pas 100 vjetësh. Kosova dhe Serbia duhet t`i kalojnë barrierat që kanë, mos ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën e tyre në anëtarësim përfshirë këtu edhe në organizata të ndryshme rajonale e ndërkombëtare. Është mirë të pranohet Kosova, një vend që tashmë është njohur nga më shumë se 114 vende të botës. Realiteti është realitet dhe ne nuk mund të jetojmë më me mite“, ka theksuar një qytetar.
E banorët tjerë të kësaj komune thonë se njohja e Kosovës nga Serbia dhe qëndrimet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës kanë një adresë tjetër. Sipas tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vendosin për këtë.
“Kjo nuk varet as nga serbët, as nga shqiptarët. Ne nuk kemi në dorë asgjë, kjo është çështje e Amerikës. Krejt ata çka mendojnë do të ndodhë, jeta më herët ka qenë më mirë sesa tash dhe këtë e dinë edhe shqiptarët, por edhe serbët”, ka theksuar një qytetar tjetër. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë