LAJMI I FUNDIT:

Bektesh-Plomp: Do të përpilohet plan afatgjatë për rajonin e Ohrit dhe Strugës

Bektesh-Plomp: Do të përpilohet plan afatgjatë për rajonin e Ohrit dhe Strugës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bekteshi ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve shumë intensiv dhe të suksesshëm, ndërsa temat kryesore që u diskutuan ishin turizmi, bujqësia dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.

Ai tha se Maqedonia me Holandën ka një histori të suksesshme bashkëpunimi, duke marrë si shembull numrin e turistëve holandez, që sipas parashikimit me strategjinë për turizëm është përmbushur.


Ministri tha se bujqësia dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme, janë dy degë të ekonomisë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe se shkëmbimi i përv ojës holandeze do të ndihmonte shumë.

Nga ana tjetër ambasadori Plomp, tha se, në bashkëpunimin me Maqedoninë, Holanda në qendër të interesimit e ka ekonominë. Ai tha se për holandezët Maqedonia ngelet një destinacion i dëshirueshëm për ta vizituar dhe kërkoi që të përpilohet një plan afatgjatë për rajonin e Ohrit-Strugës, pasi që numri i këtyre turistëve rritet dhe me këtë duhet rritur edhe ai i kapaciteteve pritëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori