LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nëse rrënoni përmendoret, do të përgjigjeni

OBRM-PDUKM: Nëse rrënoni përmendoret, do të përgjigjeni

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj ministrit të Kulturës, Robert Alagjozovski, i cili paralajmëroi formim të një grupi të punës që do ta analizojë projektin “Shkupi 2014”. Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja do të jep përgjegjësi nëse rrënon përmendoret, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Barbarizmi dhe paaftësia mbeten karakteristikat themelore të të ashtuquajturve punëtorë të kulturës të LSDM-së. Në vend që të përparojnë ata shkojnë prapa. Në vend që të krijojnë, ata prishin. Largojnë nga puna profesionistë dhe punësojnë “nga pastrues në drejtorë” dhe persona me librezë të LSDM-së”, tha në konferencë për shtyp Millosh Milloshevski nga OBRM-PDUKM-ja.

Ai akuzoi ministrin e Kulturës, Robert Allagjozovski, si person që krijnë destruktivitet, mbjell urrejtje dhe ndarje dhe person që aktivisht punon për shkatërrimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore në Maqedoni.


Milloshevski në fund shtoi se nëse këshilltarët e Robert Alagjozovskit tentojnë të shkatërrojnë përmendore nga shtetësia maqedonase, do të përgjigjen dhe do të dënohen nga populli./Telegrafi/