LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk e ka ndërmend të punojë në interes të qytetarëve

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk e ka ndërmend të punojë në interes të qytetarëve

OBRM-PDUKM-ja në kumtesën e sotme thekson se LSDM-ja së bashku me partnerët e koalicionit nuk e kanë ndërmend të punojnë në interes të qytetarëve të Maqedonisë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se me mospranimin e asnjë amendamenti të propozuar nga ana e tyre, është e qartë që LSDM-ja dëshiron të realizojë vetëm interesat e ngushta ndërpartiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM nuk e kupton thelbin e demokracisë. Deputetët e LSDM-së refuzuan të gjitha propozim-ligjet nga OBRM-PDUKM-ja të cilat u propozuan për rebalancin e buxhetit. LSDM punon vetëm për interesin e tyre, atyre nuk ju interesojnë problemet e mbi 450 mijë qytetarëve, të cilët votën ia dhanë OBRM-PDUKM-së”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare.


Sipas tyre, LSDM-ja sillet sikur Maqedonia të jetë firmë e tyre private dhe paratë nga rebalanci i buxhetit i harxhojnë sipas dëshirës së tyre dhe jo për nevojat e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Lajme
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Lajme
Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Kronika e Zezë
Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Kalo në kategori