LAJMI I FUNDIT:

Filmi i ri për James Bondin do të xhirohet edhe në Kroaci

Filmi i ri për James Bondin do të xhirohet edhe në Kroaci

Vazhdimi i ri i filmit për James Bondin do të fillojë të xhirohet kah fundi i këtij viti, ndërsa xhirimet do të bëhen edhe në Kroaci.

Sipas njoftimit të Mirror, Daniel Craig mund të shfaqet në Dubrovnik duke luftuar kundër protagonistëve negativë.


Daniel Craig në rolin e James Bondit në “Spectre” (AP/Ansa)

“Shatterhand” është filmi i 25-të me radhë për agjentin 007. Edhe pse Craig para dy vitesh kishte deklaruar se nuk do ta luante më agjentin sekret, megjithatë ai duket se do të vazhdojë me rolin ikonik.

Megjithatë, Daniel Craig për herë të pestë James Bond
Lexo po ashtu Megjithatë, Daniel Craig për herë të pestë James Bond

Kjo nuk do të jetë hera e parë që një film për Bondin xhirohet në Kroaci. Në vitin 1963, filmi “From Russia With Love” është xhiruar në Zagreb dhe në Beograd, kur Bondin e luante Sean Connery.

Producentët Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli kanë thënë se presin që “Shatterhand” të jetë një vazhdim i shkëlqyer i “Spectre”.

Sean Connery në rolin e James Bondit në “From Russia With Love”

Atyre nuk u ka pëlqyer fakti që kryetari i Dubrovnikut e ka bërë publik lajmin se ata po kërkojnë leje për të xhiruar në këtë qytet.

Siç është edhe traditë, filmi i ri për agjentin sekret pritet të shfaqet për herë të parë në Britani të Madhe në nëntor të vitit 2019, pastaj do të vazhdojë në kinematë amerikane dhe në të gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori