LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nuk do ta mbështesim marrëveshjen me Bullgarinë

OBRM-PDUKM: Nuk do ta mbështesim marrëveshjen me Bullgarinë

OBRM-PDUKM-ja nuk do ta mbështesë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë në Parlamentin e Maqedonisë. Ky është njëri nga përfundimet e seancës së Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së që u mbajt mbrëmë.

Siç thuhet në kumtesën e partisë, në lidhje me çështjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, pas përfundimeve të diskutimeve mes shumicës së anëtarëve, u sublimuan disa përfundime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM vlerëson se është mirë të nënshkruhet marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, për arsye të forcimit të bashkëpunimit dhe miqësisë mes shteteve. Për kët arsye në kohën kur qeveriste OBRM-PDUKM-ja, për vite me radhë kishte bisedime për tekstin e marrëveshjes, por nuk arrinim dakord”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.


Në kumtesën e kësaj partie gjithashtu thuhet se, gjatë prezantimit të marrëveshjes para deputetëve në Kuvend, kur kryeministri Zaev tregoi se teksti nuk është përfundimtar dhe mund të korrigjohet, ishte e qartë se Maqedonia ka pranuar pozicionet e Bullgarisë për çështjet me rëndësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

Lajme
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori