Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka akuzuar Kinën, e cila, sipas tij nuk po bënë “asgjë”, për të ndihmuar SHBA-në rreth Koresë Veriore, duke shtuar se “nuk do të lejojë vazhdimin e një gjendje të tillë”.
Trump i ka bërë këto deklarata përmes disa postimeve në Twitter, një ditë pasi Penjani ka testuar një raketë balistike interkontinentale (ICBM), e cila u tha se ka kapacitet të arrijë në tërë territorin e SHBA-së.
Disa orë pas komenteve të Trumpit, forcat ajrore të SHBA-së, kanë thënë se dy bombarduese të tipit B-1B, janë nisur drejt Gadishullit Korean, si përgjigje ndaj testimeve të raketave nga Koreja Veriore.
Sipas ushtrisë, bombardueset u nisën nga baza ajrore në Guam, të cilave iu bashkuan aeroplanët luftarakë të Japonisë dhe Koresë Jugore, në një mision 10-orësh, duke kryer stërvitje të përgjimit, transmeton REL.
Përmes komenteve të tij, Trump ka kritikuar administratën e mëparshme të SHBA-së, për lejimin e Kinës që të krijojë marrëveshje tregtare në vlerë të miliarda dollarëve, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga Pekini.
“Jam shumë i zhgënjyer me Kinën. Ish-liderët tanë të pamend i kanë lejuar Kinës që brenda vitit të krijojë marrëveshje në vlerë të miliarda dollarëve, edhe pse ata nuk bëjnë ASGJË për ne rreth Koresë Veriore, vetëm flasin. Ne nuk do ta lejojmë vazhdimin e kësaj gjendje. Kina mund ta zgjedhë shumë lehtë këtë problem!”, ka shkruar Trump në Twitter.
…they do NOTHING for us with North Korea, just talk. We will no longer allow this to continue. China could easily solve this problem!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 29, 2017
I am very disappointed in China. Our foolish past leaders have allowed them to make hundreds of billions of dollars a year in trade, yet…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 29, 2017
Në vitin 2016, SHBA-ja ishte përballuar me një deficit tregtar prej 309 miliardë dollarëve me Kinën.
Trump dhe liderë të tjerë botërorë, vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kinës, t’i bëjë presion Koresë Veriore rreth programit të saj të raketave balistike, të cilat janë të ndaluara me rezolutë të OKB-së.
Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë më 29 korrik, se i kundërshton “aktivitetet e tilla” të Koresë Veriore, pasi shkelin rezolutën e OKB-së dhe janë kundër “dëshirave të përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar”.
“Në të njëjtën kohë, Kina shpreson që të gjitha partitë të veprojnë me kujdes për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal”, ka shtuar kjo ministri.
Në të kaluarën, Trump ka nisur sinjale të ndryshme sa i përket marrëdhënieve me Kinën.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, ai sulmoi Pekinin, për atë që ai quajti praktika të padrejta tregtare.
Mirëpo, pasi mori drejtimin e zyrës, presidenti amerikan e vlerësoi presidentin kinez, Xi Jinping, duke thënë në prill se “zhvillimi i marrëdhënieve nga presidenti Xi dhe unë mendoj se janë të jashtëzakonshme”.
Zyrtarë nga Koreja Jugore kanë thënë se testimi i fundit i raketës nga Penjani, ka bërë që Seuli të punojë më shpejt në vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore të SHBA-së, THAAD, të cilën Kina e kundërshton fuqishëm.
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se testimi i fundit “është bërë për të paralajmëruar SHBA-në, në mënyrë që ajo të kuptojë, se nëse ky vend me mendësi agresore tenton ta provokojë Penjanin, atëherë nuk do të shpëtojë pa ndëshkim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj