Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj, përmes një letre drejtuar drejtorisë qendrore ka paraqitur problemet dhe shqetësimet e tyre që i ka shërbimi korrektues.
Sadikaj i ka paraqitur këto probleme të cilat, sipas tij, janë shumë shqetësuese.
Ai thotë se ka punëtorë që punojnë mbi shtatë vite si ushtrues detyre dhe nuk paguhen.
“Problem shumë i madh sipas nesh i ka mbi shtatë vite që punojnë punëtorë si ushtrues detyre dhe nuk paguhen. Kjo është edhe e jashtëligjshme. Pika dy, sistematizimi i vendeve të punës që është fol se do të bëhet shumë vite më herët, por ende nuk është kryer, që kjo është shumë që po i hyjnë në hak punëtorëve. Në pikën tre jam munduar t’i paraqes disa probleme rreth rrezikshmërisë mbi stafin civil, të cilët nuk po paguhen ashtu siç ju kanë premtuar dhe ashtu siç e meritojnë se ata punojnë direkt me të dënuarit. Nën pikën katër kam paraqitur se stafi civil e kanë bërë një transferim në staf mbështetës dhe askush nga ministria nuk është në gjendje të shpjegojë qartë dhe mirë të drejtat dhe obligimet që dalin për ta. Këtyre iu kanë zvogëluar pushimin vjetor, kurse si benificion nuk kanë përfituar asgjë”, tha ai.
E si problem Sadikaj e ka paraqitur edhe vdekjen e një personi në vendin e tij të punës, e që më pastaj nuk është zbatuar ligji për dhënien e pagës për gjashtë muaj familjes së të ndierit. Për më tepër ai thotë se ky nuk është rasti i vetëm.
Kurse, anulimin e konkursit për zyrtarë korrektues ai e quan si maltretim për personat që kanë aplikuar, duke theksuar se nuk iu është sqaruar se pse është anuluar konkursi.
“Ne si sindikatë e kemi lypur një sqarim, i ka maltretuar njerëzit pas pesë gjashtë muajsh ka dështuar dhe kurrgjë askujt”, tha ai.
Po ashtu, kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, tha se një dukuri e kohëve të fundit është emërimi i mbikëqyrësve të lartë pa konkurse.
“Kohëve të fundit është si dukuri që po emërohen mbikëqyrës ose mbikëqyrës të lartë pa konkurse, pa kritere, dhe emërohet si ushtrues detyre dhe menjëherë fillon pagesa, kurse për ata që thash më herët që shtatë tetë vite punojnë për ta nuk ka pare. Jo vetëm në Dubravë edhe në burgje të tjera, kemi informacione që edhe në burgje të tjera, si ushtrues detyre dhe menjëherë me pagesë, jo vetëm në burgun e Dubravës”, tha ai.
Përveç këtyre problemeve, sipas Sadikaj edhe uniforma që iu takon për çdo vit është dhënë e cunguar, ku uniforma jepet në mungesë.
Po ashtu, Sadikaj thekson se edhe kushtet higjienike nuk janë në nivel.
“Kushtet higjienike nuk janë në nivel, ende në drejtorinë në burgun e Dubravës enët pastrohen me dorë, do të thotë nuk ka makinë larëse. Makinë larëse ka për kuzhinën numër një edhe ajo ka ndodh që me tre muaj ka qenë jashtë qarkullimit”, tha ai.
KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje nga Drejtoria Qendrore lidhur me këto probleme, por që zyra për media e këtij institucioni ka kthyer përgjigje se Sokol Zogaj – Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, është në pushim dhe se ai është kompetent për intervistë dhe përgjigje në pyetjet e drejtuara.
Gjithashtu, gjatë javës KosovaPress ka provuar të kontaktoj përmes telefonit me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu: Ishte veprimtar e artist i shquar
Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lirohen nga akuza për korrupsion lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit
QKRMT: Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'