LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm, ku vdiqën katër persona

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm, ku vdiqën katër persona

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë, rreth orës 00:57 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku te rreth-rrotullimi kryesor në Prishtinë, ku si pasojë kanë vdekur katër persona, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.

Policia apeloi për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, pasi rastet e tilla të aksidenteve vazhdojnë të jenë shqetësuese.


Lexoni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Mbrëmë më 28.07.2017, pas mesnate (ora 00:57), është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.

Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Njësitet relevante janë duke hetuar rastin dhe për detaje shtese do të njoftoheni me kohë.

Megjithëse pandërprerê Policia e Kosovës ka apeluar dhe apelon posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese. /Telegrafi/