LAJMI I FUNDIT:

Sot duhet të mbahet takimi i liderëve të partive shqiptare të Maqedonisë

Sot duhet të mbahet takimi i liderëve të partive shqiptare të Maqedonisë

Me inicim të kryetarit të UNITET-it, Gëzim Ostreni, sot duhet të mbahet takimi i liderëve të partive shqiptare në Maqedoni.

Thirrja e Ostrenit ka qenë për nevoja të diskutimit rreth ”Deklarataës së përbashkët të partive shqiptare” në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ende nuk dihet kush do të merr pjesë në këtë mbledhje pasiqë askush nuk e ka konfirmuar pjesmarrjen në takim.


Takimet e mëparshme janë thirrur nga Ali Ahmeti i BDI-së dhe Vesel Memedi i RDK-së.

Në të dy takimet nuk ka qenë prezent Lëvizja Besa, edhe pse është një ndër nënshkruesit e ”Deklarataës së përbashkët të partive shqiptare”. /Telegrafi/