Vendimi i Gjykatës së Lartë, Arifi: Dyshime për gjithë kohën e humbur në pritje (Video)
Katër orë Gjykata e Lartë u ka dhënë përparësi që të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski të arratisen. Supremja vendimin për paraburgim e ka njoftuar dhe publikuar rreth orës 16, ndërsa vendimi në gjykatën e apelit ka arritur saktë në orën 20:05 minut, raporton Alsat M.
Pas kësaj, vendimi për paraburgim menjëherë është shënuar në këtë Gjykatë, pas çka është dërguar në polici më orën 20:45 minuta.
Megjithatë, ngel e paqartë se përse Gjykata e Lartë ka pritur katër orë kur dihet se bëhet fjalë për masë urgjente të paraburgimit. Me këtë hapet dyshimi nëse të akuzuarit kanë pasur kohë të mjaftueshme të përgatiten për arrati dhe të gatshëm t’i presin policët që i kanë kërkuar në shtëpi. Gjykata e Apelit sot shkurt shpjegoi se vendimet e tyre për paraburgim janë përgatitur saktë dhe është mbajtur kujdes që mos të bëhet lëshim sikur në rastin e Sead Koçan, ku nuk ishte përmendur se ankesa shfuqizon paraburgimin, pas çka paraburgimin e hoqi Gjykata Supreme.
“Kur Gjykata ka vendosur, ka pasur parasysh dispozitat e Ligjit për procedurë penale si dhe vendimin e Gjykatës Supreme, ndërsa ky është vendimi (KZZ 11/2017) nga 11.05.2017 me të cilin u shfuqizua vendimi për paraburgimin e Sead Koçanit”, thanë nga Gjykata e Apelit.
Për profesoren universitare, Besa Arifi, kontestues nuk janë vetëm katër orët, por edhe dhjetëra ditët ku të akuzuarit ishin në liri me vendim për paraburgim.
Sipas Arifit vendimi për paraburgim është në mesin e atyre për realizimin e të cilit nuk është pritur të përfundojë procedura ankimore. Arsyet se pse Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim, mes të cilave edhe rreziku nga arratisja, tashmë edhe në vepër janë treguar si të bazuara.
Arifi përgjegjësinë e hedh në gjykatë për shkak të formulimeve që janë përdorur në vendimet, që më pas janë interpretuar gabimisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje