LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Bruto Prodhimi Vendor ka shënuar rënie të ulët

BPRM: Bruto Prodhimi Vendor ka shënuar rënie të ulët

Në seancën e sotme të Këshillit të Bankës Popullore të Maqedonisë, është konstatuar se në tremujorin e dytë, vendosja e tanishme monetare është e duhur, kurse rreziqet në aspekt të projeksioneve makroekonomike janë të ngjashme me ciklin e prillit, por më të pakta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ka të bëjë me rreziqet e brendshme, duke marrë parasysh stabilizimin e vazhdueshëm të gjendjes politike në vend. Sipas BPRM-së, rreziqet që vijnë nga rrethi global vlerësohen si të ngjashme me ato të përmendura në projeksionin e ciklit të prillit.

Të dhënat që sjell Banka, tregojnë se në Bruto Prodhimin Vendor ka rënie në ekonominë e brendshme, edhe pse pritshmëritë ishin që do të ketë një rritje ekonomike. Kjo rënie i faturohet rritjes së importit të mallrave përballë eksportit të projektuar të prillit.


BPRM-ja bën të ditur se në tremujorin e dytë ka një rritje prej 1.2% të çmimeve, krahasuar me rritjen prej 0.5% të çerekut paraprak. Banka parasheh vazhdimin e rritjes së çmimeve gjatë vitit 2017./Telegrafi/