Renault Captur 2017 – dizajn tërësisht i ri, tani me enterier edhe më të mirë (Foto)
Shitësit më të mëdhenj në botë për veturat e kategorisë ‘crossover’ në Evropë, Renault dhe Nissan, gjithnjë përbëjnë lajmet kryesore në industri.
Por tani Renault nuk po ndalet me kaq, përkundër faktit se edhe vitin e kaluar modeli i Captur ishte vetura më e shitur edhe në Britani të Madhe dhe gjithë Evropën, duke e kaluar edhe modelin e saj Clio, i cili ishte në krye të tabelës.
Megjithatë, këto shifra të jashtëzakonshme të shitjeve nuk e kanë ndalur Renault që të vijë me një model të ri, të përditësuar të Captur 2017, i cili brenda pak ditësh do të debutojë edhe në tregun tonë, nga përfaqësuesi zyrtar i Renault, Dacia dhe Nissan, AutoMita.
Pas lansimit të Kadjar në vitin 2016 dhe kalimin në versionin më të madh të Koleos, që vjen këtë verë, Renault dëshiron që ‘foshnja’ e kësaj treshe të duket njësoj sikurse dy modelet e tjera më të mëdha.
Në versionin e ri të Renault Captur 2017 vjen përmirësimi në cilësinë e enterierit, më shumë pajisje dhe një pamje e re, e dekoruar me kujdes, për t’i ngjarë modeleve të mëdha të veturave të Renault.
Si modeli më i shitur i veturave në kategorinë ‘urban-crossover’ në gjithë kontinentin evropian, Renault Captur i ri vjen me dizajn të ri, i cili do ta ndihmojë atë që sërish të dominojë tregun, përballë konkurrentëve të saj, gjithnjë në rritje.
Versioni i ri-dizajnuar i Renault Captur në mënyrë të qartë e vë makinën në linjë me modelet e tjera ‘crossover’ të Renault. Ndryshimi tjetër i madh në pamjen e Captur janë dritat e ditës LED që vijnë në formë të shkronjës C, që janë të integruara në pjesën e përparme të maskës, që e bën një dallim të qartë me modelin paraprak.
Pjesa e motorit është e paprekur nga versioni paraprak, që do të thotë dy modele me benzinë dhe dy opsione diesel do të jenë edhe kësaj radhe, gjithsesi turbocharged. Por vlerësimet e shumta të industrisë e vendosin modelin e ri të Captur si më të modelin më të mirë në kategori, sepse i njëjti bashkë me pamjen sjell karakteristika të shumta të avancuara , që e bëjnë Captur modelin e vetëm të crossover për të cilin duhet të mendoni aktualisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo ka patentuar një sistem të ri baterish
Publikohen imazhe të veturës më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë nga Alpina
Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme
Hyundai do ta merr këtë sistem shumë shpejt
Rrezik i ri në Los Angeles: Shumë vetura elektrike dhe sisteme të mëdha baterish janë djegur
Tesla konfirmon fillimin e prodhimit të Modelit të ri Y në fabrikën e saj në Berlin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake