LAJMI I FUNDIT:

Befason Cristiano Ronaldo: Do të bëjë shtatë fëmijë

Befason Cristiano Ronaldo: Do të bëjë shtatë fëmijë

Ai është baba i shtatë vjeçarit Cristianinho dhe binjakëve të porsalindur Eva dhe Mateo. Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të ketë plot shtatë fëmijë, sipas sugjerimit të djalit të tij.

Ylli i Realit të Madridit është në pritje dhe të fëmijës së tij të katërt, që kur konfirmoi në Ibiza se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë.


Tani babai krenar thotë se djali i tij i madh dëshiron 6 motra dhe vëllezësr, duke u përputhur kështu me firmën e Cristianos, CR7 dhe me numrin e fanellës së tij.

“Ai është mirë dhe thotë se do më shumë motra dhe vëllezër. Ai do shtatë, numri magjik, dhe mendoj se e ka mirë”, ka thënë Ronaldo. /TCH/Telegrafi/