LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk e gjeti Grujoskin në shtëpi që ta paraburgosë

Policia nuk e gjeti Grujoskin në shtëpi që ta paraburgosë

Portali SDK bën të ditur se pas marres së urdhërit për paraburgimin e Goran Grujoskit dhe Nikolla Boshkovskit, MPB-ja nuk e ka gjetur Grujoskin në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Besohet se Grujoski gjendet në Maqedoni, pasi që atij i janë marrë dokumentet e udhëtimit. Ndërkaq, Nikolla Boshkovski është në shtëpi, dhe se aj duhet të ishte dërguar tashmë në Shutkë.

Që të dy janë të akuzuar nga PSP-ja për përgjim të paligjshmën dhe për shkatërrim fizik të sistemit të përgjimit. Ata janë të përfshirë në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”./Telegrafi/