LAJMI I FUNDIT:

Luliano: Kënaqësi që jam te Partizani, objektivi është të fitojmë

Luliano: Kënaqësi që jam te Partizani, objektivi është të fitojmë

Mark Luliano është prezantuar sot (e mërkurë) si trajneri i ri i Partizanit.

Ai bëri të qartë se objektivi i tij në këtë detyrë të re ishte të kthente sa më parë Partizanin te fitoret, për të kënaqur presidentin dhe tifozët.

Sipas tij, nuk ka nevojë për revolucion, por për ide të reja taktike që të gjithë lojtarët të ecnin në drejtimin e duhur, ndryshe nga e kaluara ku jo çdo futbollist e bënte këtë gjë te të kuqtë, transmeton PanoramaSport.


Ndryshimi nga trajnerët e mëparshëm italianë të Partizanit

“Është kënaqësi t’ju njoh, një kënaqësi të kem këtë staf në dispozicion. Unë jam trajneri i katërt Italian, por jam Luliano, e vetmja gjë e përbashkët që kam me ta është se jam italian. Italianët nuk janë të gjithë njëlloj, si shqiptarët nuk janë njëlloj, secili ka idetë e tij. Tek Partizani më është kërkuar vetëm një objektiv, të mundohem të fitoj. Nga e kaluara më nevojitet vetëm të di nga vijnë lojtarët, ky klub, ku duhet të arrijnë. Pjesa tjetër do të jetë komplet ndryshe për mua, për klubin dhe për lojtarët”.

Njohuritë që ka për Partizanin

“Partizanin kam filluar ta studioj që në kontaktet e para që kisha me klubin. Kam parë praktikisht thuajse të gjitha ndeshjet e kampionatit të kaluar. Për disa lojtarë, të gjithë historinë futbollsitike të tyre, si për moshën, evolucionin teknik, taktik, fizik dhe deri ku kanë mbërritur këtu te Partizani”.Për afrimet dhe largimet e futbollistëve

“Para ndeshjeve, tregu i transferimeve u bë për Ligën e Evropës. Unë do të flas për ata lojtarë që do të kem, jo ata që ishin”.

Për afrimin te Partizani

“I dini raportet që më lidhin me këshilltarin e presidentit, Luciano Moggi, personi që ka krijuar fitoren në futboll, fitoret e mëdha. Ai njihet në të gjithë botën për cilësitë e tij. Fakti që ka menduar për mua më bën krenar, nuk mendova asnjëherë që të refuzoja, tani që njoha presidentin personalisht jam i kënaqur edhe më shumë dhe do të bëj maksimumin që ta bëj Partizanin ekipin më të njohur shqiptar”.

Për mungesën e eksperiencës si trajner

“Jam trajner i ri, por i vjetër si lojtar. Kam drejtuar në të gjitha kategoritë, nga të vegjlit, deri te të mëdhenjtë. Kam marrë një skuadër të fundit në klasifikim dhe thuajse e çova në play-off në një fazë të vetme. Qëndrova te Latina për mirënjohje dhe aty ndoshta ishte gabimi, se nuk munda të punoja si desha, ndaj u ndala. Prita klubin e duhur, skuadrën e duhur, për të bërë atë që mendoj se di të bëj. Për të punuar që të fitoj, jo të punoj për të jetuar”.

Për vështirësitë që pret në futbollin shqiptar

“Nuk mendoj se është e lehtë të fitosh në Shqipëri, kam studiuar kampionatin, janë trajnerë italianë që kanë bërë mirë dhe kanë hapur rrugën për të tjerët. Mendoj se e kanë bërë në mënyrë serioze dhe të rëndësishme nga De Biasi në kombëtare, me Paolo Tramezzani e Christian Panucci që tani është trajneri i ri, me të cilin do të punojmë bashkë”.

Duke studiuar këtë kampionat, futbollistët shqiptarë, rezulton se nuk është vetëm futbolli fizik që mendohej, por ka lojtarë të jashtëzakonshëm nga pikëpamja teknike. Atyre as unë, as Panucci, as trajnerë të tjerë nuk duhet t’u mësojmë asgjë teknikisht, por duhen drejtuar nga disiplina taktike. Kam parë shumë ndeshje ku shumë lojtarë nuk shkonin në të njëjtin drejtim, ose taktikisht nuk punonin si skuadër.

Unë dhe stafi im duhet të bëjmë gjërat për Partizanin, jemi këtu për të përmirësuar ku mund të rriten lojtarët shqiptarë. Nuk kemi ardhur të ndryshojmë Shqipërinë, në disa gjëra na e keni mësuar ju ne çfarë të bëjmë. Por ka disa karakteristika futbollistësh a trajnerësh që të bashkuara me teknikën dhe eksperiencën mund të krijojnë diçka të rëndësishme. Ajo që kërkon presidenti, i cili është lodhur duke mos fituar”.

Për ndikimin e trajnerëve në karrierën e tij dhe kujt mundohet t’i ngjajë?

“Kam pasur fatin të kisha trajnerë nga më të mëdhenjtë e futbollit modern si Lipi, Cappelo e Ancelotti. Me siguri më kanë ndihmuar sidomos në vitet e fundit, kur i shihja jo më si futbollist por duke studiuar, duke e parë se si i bënin disa gjëra. Por pasi thashë këtë, të imitosh të tjerët nuk të çon askund. Nëse ke idetë e tua të vlefshme dhe ia kalon lojtarëve, si dhe ke fatin të kesh pas krahëve një klub që të mbështet, është gjithçka më e lehtë. I sheh rezultatet në fushë dhe në lojë, në ide”.

Për afrimet në tregun e transferimeve?

“Po punojmë që të afrojmë lojtarë. Po vlerësojmë disa figura, për të arritur të gatshëm në grumbullimin italian të Kasha, me një grup të fortë, që shkon në të njëjtin drejtim. Përbërësit shqiptarë mendoj se do të jenë më të rëndësishmit në këtë grup, në stafin teknik. Sigurisht disa janë në këtë sallë bashkë me ne”.

Objektivat në tregun e transferimeve?

“E keni parë që kanë ikur disa lojtarë. Natyrisht, në vend të disa lojtarëve në repartet që janë larguar, do integrohen futbollistët e duhur. Po kërkojmë të rëndësishëm, lojtarë që do të bëjnë diferencën. Nuk ka rëndësi nëse janë shqiptarë apo italianë, mendoj se shpejt do të keni lajme të mira, se kam fatin që klubi po punon shpejt e mire. Do të kem në grumbullim më 10 gusht ndoshta thuajse të gjithë skuadrën që dua. Me siguri po mendoni për sulmuesit, rolin që po lëvizim për të plotësuar në tregun e transferimeve, sepse pjesa tjetër e skuadrës është thuajse gati dhe ka një bazë shumë të forte”.

Në trend Sport

Më shumë
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Boks
FFK vjen me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen ndaj Rumanisë

FFK vjen me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'

Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'

Ligat tjera
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Rumani–Kosovë, numër i pabesueshëm spektatorësh në ‘Arenën Kombëtare’

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Rumani–Kosovë, numër i pabesueshëm spektatorësh në ‘Arenën Kombëtare’

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania

Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori