LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi i radhës për SHBA-të nga Kim Jong Un: Veç provojeni, ju shfarosim!

Kërcënimi i radhës për SHBA-të nga Kim Jong Un: Veç provojeni, ju shfarosim!

Koreja e Veriut kërcënoi Shtetet e Bashkuara me sulme bërthamore në “zemër” të saj nëse Uashingtoni përpiqet që të rrëzojë liderin suprem të vendit, Kim Jong Un.

Deklarata e fortë, por e përsëritur e Penianit, erdhi pas komenteve të shefit të CIA-s, Mike Pompeo se administrata e Trump duhet të gjejë një mënyrë për ta ndarë Kim nga materialet e tij nukleare në rritje.

“Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta shkëputur regjimin nga sistemi. Jam i sigurt se dhe populli koreano-verior e dëshiron largimin e tij”, ishin fjalët e Pompeos.


Por Ministria e Jashtme e shtetit komunist reagoi menjëherë duke kujtuar se Koreja e Veriut vlerëson se po t’i “kërcënohet dinjiteti i saj suprem, atëherë do t‘i duhet të shfarosë shtete dhe etnitetet e përfshira në këtë përpjekje duke përdorur te gjitha armët e mundshme, përfshirë ato atomike”.

Paralajmërimi i saj vjen në kohën kur komuniteti amerikan i inteligjencës doli në përfundimin se Peniani e ka përshpejtuar programin e tij të raketave balistike ndërkontinentale, ndërsa Washington Post shkruan se brenda 2018-s, Kim Jong Un do të ketë raketa me kapacitet bërthamor. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori