LAJMI I FUNDIT:

Tarifa e lirë ditore e rrymës elektrike propozohet për zbatim në Maqedoni

Tarifa e lirë ditore e rrymës elektrike propozohet për zbatim në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga tarifa e lirë energjetike për amvisëri, pasi që në mbledhjen e fundit e ka miratuar Informacionin në lidhje me zbatimin e tarifës së lirë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria ka marrë vendim që Komisionit Rregullator Energjetik t’i udhëzohet që të mbajë mbledhje, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të EVN Maqedonia, Ministria e Ekonomisë dhe zv. kryeministri për çështje ekonomike.

Gjithashtu, pas takimit, në një afat prej shtatë ditësh duhet të përgatitet analiza për çështjen e tarifës ditore që do ta ndryshonte sistemin e tanishëm të shitjes së energjisë elektrike për amvisëri dhe për harxhues të vegjël./Telegrafi/