LAJMI I FUNDIT:

Zvarritet konkursi për prokurorët, 17 vende të lira në gjitha prokuroritë në Maqedoni

Zvarritet konkursi për prokurorët, 17 vende të lira në gjitha prokuroritë në Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve ende po kalkukon për emërimet e prokurorëve të rinj të cilët duhet të zëvendësojnë ata të cilëve u ka skaduar mandati ose do të dalin në pension.

Fatin e konkursit të parë të shpallur në vitin 2016, si duket do ta ndjek edhe këtë konkurs të publikuar më 22 qershor të këtij viti nga i cili duhet të dalin emrat e 17 prokurorëve të rinj, gjithandej Maqedonisë.

Kërkohen shtatë prokuror publik dhe një prokuror themelor që do të punësohen në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup. Konkurs ka edhe për një prokuror në Prokurorinë Themelore Publike të Maqedonisë.


Nëse konkursi efektivizohet do të emërohen edhe dy prokurorë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit dhe nga një në Prokuroritë e Larta të Gostivarit dhe Manastirit.

Nga një prokuror themelor duhet të zgjidhet në Prokuroritë Themelore të Shkupit, Manastirit, Radovishit dhe Tetovës Sipas informatave të TV Shenja, konkursi është përmbyllur më gjashtë korrik dhe konkurruesit tashmë janë intervistuar dhe presin emërimin.

Në fund të këtij muaji skadon mandati i prokurorëve të krimit të organizuar të cilëve kohë më parë iu vazhdua mandati për gjashtë muaj shtesë, derisa të ketë konkurs, ndërkohë edhe shumë pozicione në prokurori të ndryshme rreth Maqedonisë, kanë mbetur bosh dhe kështu është vështirësuar edhe funksionimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori