LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i qenit në Shkup, paguan dënim prej 60 mijë denarëve

Vrasësi i qenit në Shkup, paguan dënim prej 60 mijë denarëve

Është paguar dënimi prej 60.000 denarëve në emër të Simo Lipski, i cili më 29 prill të këtij viti vrau me sëpatë një qen endacak.

E mbyti me sëpatë qenin në mes të Shkupit se lehte shumë (Video)
Lexo po ashtu E mbyti me sëpatë qenin në mes të Shkupit se lehte shumë (Video)

Lipski vrau qenin përpara një kafiterie të mbushur me mysafirë. Ky lajm shqetësoi qytetarët të cilët më pas organizuan protesta në vendin e incidentit për të kërkuar drejtësi për vrasjen e qenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria e dënoi Lipskin me 60.000 denarë, i cili u detyrua të paguaj në llogari të OJQ-së “Anima Mundi”. Paratë nga dënimi do të harxhohen për qëllime humanitare për kafshët. “Anima Mundi” kumtoi se mjetet do të shfrytëzohen vetën në emrin e qenit të quajtur “Idriz” për raste urgjente të kafshëve të cilët do të zgjidhen publikisht.


Protesta para shtëpisë së vrasësit të qenit në Shkup (Foto)
Lexo po ashtu Protesta para shtëpisë së vrasësit të qenit në Shkup (Foto)

Edhe pse Lipski ka qenë i dënuar me gjithsej 1.800 euro, “Anima Mundi” thotë se ky lajm nuk i gëzon, pasi që ata duan që Lipskin ta shohin në burg. Megjithatë, shoqata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve vlerëson se prokurori i angazhuar për këtë rast, ka kryer gjithçka që është e mundur për këtë rast.

Pa dallim që gjykatësi e ka kryer procedurën kundër të dënuarit për vrasjen e qenit, “Anima Mundi” vlerëson se për to ky rast nuk është i mbaruar duke thënë se “Lipski do të jetë përgjithmonë vrasës, i cili para se gjithash është dënuar me akuza nga tërë populli i Maqedonisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori