LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë do të vendosë nesër për të paraburgosurit Grujoski, Jakimovski dhe Boshkovski

Gjykata e Lartë do të vendosë nesër për të paraburgosurit Grujoski, Jakimovski dhe Boshkovski

Gjykata e Lartë e Maqedonisë bën të ditur se seanca e këshillit pesënanëtarësh që vendos për ankesat rreth paraburgimit të të akuzuarve të lëndëve ”Shënjestra” dhe ”Fortesa”, do të vazhdojë nesër.

Gjykata njofton se gjatë ditës së nesërme do të publikojë vendimin e këshillit.

Përndryshe, tre të akuzuarit, Goran Grujoski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski kanë marrë paraburgim. Ankesa e tyre nuk u pranua nga Gjykata e Apelit./Telegrafi/