LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë pritet të mbajë seancë për të parabugosurit e PSP-së

Gjykata e Lartë pritet të mbajë seancë për të parabugosurit e PSP-së

Megjithëse u paralajmërua, Gjykata e Lartë nuk mbajti ndonjë seancë gjatë ditës së djeshme për të shqyrtuar ankesat e palës mbrojtëse të të akuzuarve në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra” të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një gjë e tillë pritet që të mbahet sot. Paraprakisht, Gjykata e Apelit refuzoi ankesat e mbrojtjes për shfuqizimin e paraburgimit për të akuzuarit Goran Grujoski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski.

Vendimi për paraburgimin e tyre u mor nga ana e Gjykatës Penale në Shkup./Telegrafi/