LAJMI I FUNDIT:

Aksident te Parlamenti i Maqedonisë, kaplohet nga zjarri njëra veturë

Aksident te Parlamenti i Maqedonisë, kaplohet nga zjarri njëra veturë

Sot rreth orës 14:00 te unaza Filipi i 2 dhe 11 tetori, më saktë tek Parlamenti, ka ndodhur një aksident, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në përplasjen në mes veturës “Golf” dhe “Peugeot” është lënduar një person i cili është transferuar në Qendrën Emergjente.


Jozyrtarisht, te vendi i ngjarjes ka arritur edhe Njësit kundër zjarrit për të intervenuar për shkak se njëri nga automjetet është kapluar nga zjarri.

Ende nuk dihen detajet për rastin dhe se policia do të kumtojë gjithçka rreth saj, pasi të analizohet inspektimi. /Telegrafi/