LAJMI I FUNDIT:

Padi penale kundër tre personave për incidentin me pasoja vdekjeprurëse

Padi penale kundër tre personave për incidentin me pasoja vdekjeprurëse

Tre persona nga Ohri akuzohen se janë fajtorë për incidentin me pasoja vdekjeprurëse që dje ndodhi në rrugën “Budva” në lagjen “Radojca Novçiq” të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për N.S (79) , Z.S (45) dhe D.S (24) të gjithë nga Ohri, kundër të cilëve policia parashtroi padi penale për vepër të kryer “vrasje”.


Sipas kumtesës së policisë, dje pasdite rreth orës 17:30 para dyqanit në udhëkryqin e rrugëve “Budva” dhe “Radojca Noviçiq” në Ohër, ka ardhur deri te shkelja e rendit dhe qetësisë publike me rrahje në të cilën nga lëndimet e marra trupore ka vdekur 58 vjeçari S,G nga Ohri.

Vdes një qytetar i Ohrit pasi që rrihet keq nga dy bashkëqytetarë të tij
Lexo po ashtu Vdes një qytetar i Ohrit pasi që rrihet keq nga dy bashkëqytetarë të tij

Deri te incidenti me pasoja me vdekje ka ardhur gjatë rrahjes së tre personave të denoncuar nga njëra anë dhe të vdekurit S.G me djalin e tij M.G (29) nga ana tjetër, njofton AIM.

Fillimisht ka ardhur deri në debat të ashpër verbal mes të vdekurit S.G dhe të denoncuarit N.S në të cilin janë përfshirë edhe djali i të vdekurit. Pas një kohe të shkurtër në vendin e ngjarjes kanë arritur dhe në rrahje janë kyçur të denoncuarit Z.S dhe D.S të cilët fizikisht e kanë sulmuar S.G duke i shkaktuar lëndime fatale në kokë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori