LAJMI I FUNDIT:

UNESCO: Dy vite afat për të realizuar udhëzimet tona për Ohrin

UNESCO: Dy vite afat për të realizuar udhëzimet tona për Ohrin

Portali MKD shkruan se qyteti i Ohrit ka dy vite afat që t’i realizojë udhëzimet e UNESCO-së, që kërkojnë ndërprerjen e objekteve strukturore të papërshtatshme, që të mos rrezikohet trashëgimia botërore e vënë në rrezik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 1979 Ohri u fut në listën botërore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, por 38 vite më vonë, UNESCO kërcënon që Ohrin ta vendosë në listën e rrezikut.


Kjo paraqet hapin e parë të largimit nga trashëgimia botërore. Raporti vjetor i UNESCO përmban 19 udhëzime që kanë të bëjnë me tharjen e moçalit të Studenicës për shkak të ndërtimit të apartamenteve luksoze, shkatërrimi i bregut natyral dhe prerja e brezit të fundit të xunkthit në Lagadin, ndryshimi i mbrojtjes ligjore të Shën Naumit për ndërtim të një kompleksi turistiknga Labunishta në Shën Naum.

Gjithashtu janë përfshirë edhe shkatërrimi i 300 hektarëve hapësirë mbrojtëse të parkut kombëtar Galiçica për ndërtim të një rruge magjistrale, ndërrimi i mbrojtes ligjore të disa pjesëve të parkut kombëtar Galiçica dhe shaktërrimi i 500 hektarëve të vendbanimeve natyrore për shkak të ndërtimit të një qendre skijimi, etj./Telegrafi/

Video materiali

Foto Galeria

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori